English

Plumbat marrin jetën e 2 personave dhe plagosin 1

Një përplasje me armë zjarri u ka marrë jetën dy personave mbrëmjen e sotme në Milot.

Sipas policisë persona ende të pa identifikuar i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti. Nga plumbat kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç tek ura e Milotit, ku disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinën e tyre tip “Golf 5″, janë qëlluar me breshëri me armë zjarri dhe si pasojë kanë humbur jetën 25-vjeçari Taulant Prendi dhe Klodian Ndreca 28-vjeç si dhe ka ngelur i plagosur rëndë 21-vjeçari Aurel Prendi.

I plagosuri është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa forcat e policisë të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes kanë nisur htimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

KOMENTE