English

Statuja e Skënderbeut gjendet e hedhur në Qafë Kashar

Një statujë e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut është gjetur sot në Qafë Kashar të Tiranës. Mësohet se statuja e Skënderbeut është rreth 3 metra e lartë dhe u pikas fillimisht nga disa banorë të zonës.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe rrethoi zonën. Mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e origjinës së kësaj statuje. Po kështu, mendohet se statuja mund të jetë hequr nga ndonjë vend dhe më pas është hedhur në vendin ku u gjet.
Policia e zhvendosi statujën nga rruga dhe nuk lejoi që publiku apo gazetarët t’i afrohen asaj. Pritet që shumë shpejt policia të publikojë një deklaratë lidhur me zbulimin e statujës së Skënderbeut dhe të zbardhë detaje rreth origjinës së saj. 
Në foto shihet se në statujë, heroi ynë kombëtar, Skënderbeu paraqitet me bisht, shtatshkurtër dhe me organet gjenitale të zbuluara/Shekulli Online/

KOMENTE