Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta e PD-së përkon me 23-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, por testim dhe për elektoratin e saj
English

Protesta e PD-së përkon me 23-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, por testim dhe për elektoratin e saj

Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj në orën 14:00 do të jenë në sheshin “Skëndërbej”, aty ku 23 vite më parë do të rrëzonin bustin e Enver Hoxhës.

PD-ja ka marrë përsipër edhe udhëtimin falas të të gjithë militantëve dhe simpatizantëve të saj nga të gjithë qytetet e vendit. Për këtë arsye me dhjetëra autobusë të mbushur me simpatizantë e militantë të Partisë Demokratike, por edhe me punonjës të administratave vendore që drejtohen nga të djathtët, në mënyrë të organizuar nga të gjitha qytetet e vendit pritet që të mbërrijnë deri në mesditën e sotme në Tiranë.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje pasditen e së mërkurës të rinjve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e marshit kundërshtues të së enjtes ndaj premtimeve të pamabjtura, siç e cilësoi ai protestën e 20 shkurtit.
Në tryezën me të rinjtë, kreu i opozitës akuzoi qeverinë se po shkel vendimet e gjykatave dhe po sulmon institucionet. Ne, tha ai, do kërkojmë nesër respektimin dhe zbatimin e Kushtetutës.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët të mërkurën tha se pret një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në marshimin protestë, pasi sipas tij mashtrimi i kreut te Qeverise, Edi Rama ne zgjedhje, rezultoi te ishte shume i madh.
Per Berishën protesta e sotme e opozites, eshte fillimi i fundit te qeverisjes Rama. Sipas tij nuk mund te pranohet nje Kryeminister qe shkel mbi dinjitetin e shqiptareve.
Pertej garancive qe protesta do te jete civile, Sali Berisha, i beri thirrje Edi Rames, te mos provokoje levizjen popullore.
Policia ka marre masa per protesten e opozites. Ashtu si në protestën e kaluar, edhe sot ka zgjedhur te kete kordon me police femra ne sheshin perpara Kryeministrise.
Por pavaresisht se protesta do te jete ne kryeqytet, policia do te kete ne gatshmeri ne çdo komisariat te vendit forcat e rendit dhe te sigurise.
Nderkohe qe ne nje njoftim per shtyp Drejtoria e Policise se qarkut Tiranë sqaroi se nga ora 11:00 e se enjtes do te bllokohen te gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë.
Berisha: Syte e mbare shqiptareve dhe botes tek protesta jone: “Rama hiq duart nga nga xhepat tane”!

Te dashur miq, Shqiperia pa gdhire eshte nisur drejt Tiranes ne marshin e protestes kundra mashtrimeve te Piktorit deshtak dhe per punesimin, uljen e çmimit te ushqimeve dhe energjise, per legalizimet falas, rritjen e rrogave dhe pensioneve, kunder rritjes se taksave, vjedhjes se qeveritarve ne tatime, tendera, dogana, per levizjen e lire te furgonave, kunder gjobave te padrejta te policise, kunder tritolit, maskave dhe trafiqeve qeveritare.
Syte e mbare botes jane ne sheshin Skenderbej. Interes i jashtezakonshem i mediave shqiptare dhe boterore per protesten tone!

KOMENTE