Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrim Krasniqi: Ukrainë 2014! Kriza po merr zgjidhje me një bilanc tragjik
English

Afrim Krasniqi: Ukrainë 2014! Kriza po merr zgjidhje me një bilanc tragjik

Afrim Krasniqi - Ukrainë 2014! Kriza po merr zgjidhje me një bilanc tragjik, - disa dhjetëra të vrarë apo në gjendje ende të rëndë shëndetësore. Presidenti Janukovic braktisi kryeqytetin, bashkëpunëtorët e tij ikën bashkë me të, parlamenti i mbetur u mblodh dhe e shkarkoi zyrtarisht Presidentin, liderja e opozitës Timoshenko u lirua nga burgu dhe pritet të bëhet Presidente në zgjedhjet e reja politike, opozita e kampionit të boksit Klitchko ka shanse të ketë mandatin e ardhshëm ekzekutiv….!! Ukrahina është një rast tipik i analizës për regjimet autoritare dhe të korruptuara, për gjeopolitikën dhe konfliktin midis perëndimit dhe lindjes, midis perëndimit dhe Rusisë, - një rast i demokracisë së brishtë dhe kostos së lartë qytetare për ruajtjen e vlerave të saj.

Përpara disa vitesh në një konferencë ndërkombëtare për paqen në Romë, ish lideri i revolucionit të portokallinjtë, Viktor Yushchenko (Jushcenko) pritej si hero dhe në takim pata rastin të më dhuronte një shall – simbol të revolucionit të tij. Ai dhe aleatja e tij Timoshenko mundën pikërisht Janukovicin! Pas disa vitesh heroi i revolucionit Jushcenko rezultoi një zhgënjim dhe humbi thellë zgjedhjet politike, duke i hapur rrugë rikthimit të Janukovic në pushtet. Tani përsëri revolucion, përsëri kundër të njëjtit person/model, përsëri të njëjtit protestues dhe përsëri me kosto të mëdha njerëzore!!

Përse vlen kjo kujtesë për ne dhe Ukraina si rast studimor? Jo vetëm se jemi të ndjeshëm ndaj ngjarjeve historike që ndodhin në Evropë, jo vetëm se fitoi “perëndimi” në përballjen e re me gjeopolitikën e Putin, jo vetëm se ra nga pushteti një oligark korruptiv, jo vetëm se protestat qytetare të Kievit fituan simpatinë e botës demokratike, jo vetëm se bëhet fjalë për një fuqi bërthamore dhe shtet evropian, jo vetëm se kuptuam përsëri se pushteti nuk është i përjetshëm dhe se oligarkët nuk mund të kenë të ardhme….por edhe sepse në bilancin e trishtë ukrainas duket sikur shohim vetveten, shohim Shqipërinë e tranzicionit!

Revolucione që rrëzojnë regjime dhe oligarkë, qeveri demokratike që dështojnë të mbajnë premtimet, zgjedhje që vidhen dhe manipulohen, sistem korruptiv që sjell zhgënjim dhe oligarkë që për këtë shkak rikthehen në pushtet si e keqja më e vogël, revolucione që përsëriten, jetë të pafajshme që bien viktimë për mbrojtjen e vlerave demokratike, një tranzicion që zgjat pafund.…...dhe një popull që paguan çmimin e paaftësisë për të mos mësuar nga gabimet e të kaluarës!!

KOMENTE