Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rregullat e reja për marrjen e patentës. Të gjitha mjetet do të pajisen me çip elektronik
English

Rregullat e reja për marrjen e patentës. Të gjitha mjetet do të pajisen me çip elektronik

Testi i teorisë dhe praktikës për patentat do të ketë elementë shtesë për të garantuar përgatitjen e drejtuesve të rinj të mjeteve, ndërsa patenta do të jetë me pikë.

Kontrollit teknik të mjeteve do t’u shtohen edhe disa elemente shtesë, ndërkohë që ky shërbim do të liberalizohet. Të gjitha mjetet do të pajisen me çip elektronik, ku do të jetë historiku i lëvizjes, jo vetëm i mjetit, por edhe i pronarit të tij.

Kjo është paketa e masave që do të marrë Ministria e Transporteve për minimizuar numrin e aksidenteve në rrugët e vendit. Një tjetër pikë e rëndësishme e paketës së sigurisë rrugore është ajo e forcimit të kontrollit teknik të automjeteve, por dhe përmirësimit të shërbimit, nga ana tjetër përmes liberalizimit të tregut.

Plani i masave është bërë i ditur nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë analizës vjetore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit dhe Transportit Rrugor.
Testimi me shkrim për njohuritë teorike për marrjen e patentës do të jetë i fotografuar, i regjistruar dhe i pamanipulueshëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit.

“Do të ndryshojë gjithashtu edhe mënyra e organizimit të procesit të testimit. Bëhet fjalë për sigurinë e jetës së njerëzve. Kjo duhet të ndryshojë në mënyrë urgjente dhe në mënyrë të menjëhershme.
Po kështu, duhet të realizojmë edhe dhënien e testimit për të gjitha kategoritë e ndryshme profesionale, në mënyrë më rigoroze dhe të jemi vigjilentë në respektimin e këtyre kategorive”, tha Haxhinasto. 

KOMENTE