English

10 vjeçarja ishte në trotuar. Makina e përplas për vdekje

Ishte në trotuar, te puna e babit të saj fare pranë shtëpisë. Por jeta e vogëlushes u pre në mes pasi një makinë e godet për vdekje.

Në gjendje të rëndë përfundon në spital por ditën e sotme ajo ka humbur jetën duke mos i rezistuar dot plagëve të rënda.

E dhimbshme vogëlushja 10 vjeçare,me inicialet D.Z. nxënëse e klasës së 4-ët, ndahet nga jeta për marrëzi të shoferëve të papërgjegjshëm që ndonjë ditë do të na përfundojnë madje dhe në shtëpi brenda.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Vangjel Noti” në Laprakë, ku përveç vajzës së vogël që humbi jetën, u plagos edhe shtetasi Spartak Zaimi, 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Erjon Hani, 23 vjeç, pasi akuzohet për thyerje të rregullave të qarkullimit, ecje tej normave të lejuara me pasojë vdekjen e një personi. Policia po vazhdon hetimet për 23-vjeçarin Hani, pasi dyshohet se shkak i aksidenti me pasojë vdekjen e minorenes ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

KOMENTE