English

Tuneli Tiranë-Elbasan do të hapet në 6, pasditen e sotme, për shkak të punimeve

Ashtu si u njoftua në njoftimin e djeshëm nga Ministria e brendshme tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin u bllokua që në 7 të mëngjesit.

Policia Rrugore njofton se ky aks do të jetë i bllokuar, deri në orën 18:00 për shkak të rikonstruksionit.

Autostrada Tiranë-Elbasan është bllokuar duke filluar që nga tuneli i Krrabës, pasi do të kryhen punime për shtrimin të një shtrese të re asfalti. Për këtë arsye, lidhja midis dy qyteteve do të kryhet nëpërmjet rrugës së vjetër të Qafë-Krrabës, për të shmangur trafikun gjatë orëve të punimeve.

KOMENTE