English

Rishfaqet virusi H1N1 në vendin tonë

Rishfaqet gripi i derrave H1N1 në vendin tonë

Sipas mjekëve një 50 vjeçar është shtruar prej disa ditësh tek Infektivi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i prekur nga ky virus.

Sipas burimeve spitalore, gjendja e pacientit paraqitet e rënduar edhe për shkak të faktit se 50-vjeçari vuan edhe nga sëmundje të tjera.
Nje dite me pare specialistë të Shendetit Publik konfirmojne rreth 16 mijë raste në javë me infeksione respiratore dhe qarkullim të dy viruseve të gripit, por gjithësesi e konsiderojnë si sëmundje të sezonit.

"Numri i rasteve shkon në 16 mijë të tilla në javë. Kemi një rritje të infeksioneve respiratore dhe më e rëndësishme është rritja e numrit të rasteve të konfirmuara me grip. Llojet e viruseve që qarkullojnë janë AH3N2 dhe AH1NAHDM", thotë Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive.

Bino ben thirje per mos neglizhim te simptomave te gripit si kolle e shpeshte ,marrje fryme apo temperature e larte, pasi sipas saj gripi shkakton komplikacione te renda deri ne humbje jete. Gjithsej ne vend jane konfirmuar 111 raste te renda. / Top Channel

KOMENTE