English

E pa mësuesja me një djalë. Adoleshentja hidhet nga kati i 8-të

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një adoleshente i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati, pasi mësuesja e saj e kishte parë të shoqërohej me një djalë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar të Durrësit dhe viktima është 15-vjeçarja me inicialet G.SH.

Mësohet se mësuesja e saj e kishte parë me një bashkëmoshatar, me të cilin dyshohet se vajza kishte lidhje dashurie. Pasi ka debatuar në klasë me mësuesen paradite, ajo në gjendje të rëndë psikologjike ka shkuar në banesën e një shoqeje, ku i ka treguar historinë. Pasi i ka rrëfyer gjithë ngjarjen, adoleshentja ka marrë edhe vendimin drastik për t’i dhënë fund jetës.

Ajo teksa ka dalë nga apartamenti i shoqes saj ka qëndruar në sheshpushimin e katit të tetë të pallatit, dhe është hedhur që andej. 15-vjecarja, nuk ka mundur t’i mbijetojë depresionit pas këtyre ngjarjeve dhe ka vendosur të marrë këtë akt të rëndë. Ky veprim i ka kushtuar jetën të resë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë. Këta të fundit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë i adoleshentes është çuar në morgun e spitalit të qytetit në pritje për t’u tërhequr nga familjarët/Shekulli Online/

KOMENTE