English

Vladimir Putin prejardhje nga Kosova dhe me gjak serb?

Kryeredaktori i revistës serbe ''Nashe slovo'' Vlado Mikunovic pas një investigimi të gjatë ka ardhur në përfundim tek të dhënat se, si kryetari rus Vladimir Putin ka gjak serb!

Mikunovic ka investiguar biografinë e Dositej Obradovic, i cili si fëmijë i vogël e kishte një shok të mirë me emrin Nikola Putin. Që të dy kanë prejardhje nga vendi Cakovo që atë kohë i përkiste Rumanisë nga Banat dhe që të dy ishin jetim, bën të ditur “Gazeta Express”.

Investigimi i mëtejshëm tregon se si familja e Putinit rrjedh nga Kosova dhe se gjatë shpërnguljeve të mëdha të serbëve në vitin 1690, një pjesë e familjes së tij udhëton drejt Banatit, ndërsa tjetra drejt Karpateve në Rusi.

Pasi që Putinët serb kanë udhëtuar drejt Rusisë, vjen pyetja logjike a ka mundësi që Vladimir Putin president i tanishëm i Rusisë të jetë pjesë e asaj familje që ka qenë nga Kosova dhe ka udhëtuar drejt Rusisë?

KOMENTE