Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taksa e gjelbërimit do të rritet. Tarifat e çerdheve dhe kopshteve gjithashtu
English

Taksa e gjelbërimit do të rritet. Tarifat e çerdheve dhe kopshteve gjithashtu

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e djeshme paketën fiskale për sistemin e ri të taksave dhe tarifave vendore, si edhe Buxhetin 2014. Paketë parashikon rritjen e tarifave për çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve. Tarifa e frekuentimit për fëmijët në çerdhe rritet nga 130 lekë, në 145 lekë në ditë. Ndërsa tarifa për kopshtet rritet nga 160 lekë, në 180 lekë në ditë për çdo fëmijë. Gjithashtu, u vendos që shërbimi i çerdheve dhe kopshteve të subvencionohet në raportin 3 me 1 nga Bashkia e Tiranës. Kjo do të thotë se pushteti vendor do t’u japë kopshteve dhe çerdheve 3 lekë për çdo 1 lek që ato sigurojnë nga të ardhurat e tyre.

Në mungesë të kreut të Bashkisë Tiranë, Lulzim Bashës, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte nënkryetari, Eno Bozdo. Krahas diskutimeve për paketën fiskale, Bozdo tha se në mbledhjen e ardhshme do të shtohet propozimi i anëtarit të majtë, Genti Gazhelit, për reduktimin me 30 % të taksës së pasurisë. Në debatet për paketën fiskale, nënkryetari Eno Bozdo theksoi se do të ketë rritje të nivelit të taksës së ndërtimeve për biznes. Ai tha se bashkia është e detyruar që të paraqesë një paketë me rritje taksash.

Kështu, bashkia propozoi edhe rritjen e taksës së gjelbërimit për bizneset, e cila u miratua gjithashtu. Sipas nënkryetarit Bozdo, rritja e kësaj takse është e detyruar, pas heqjes së taksës së biznesit të vogël nga ana e qeverisë. “Taksa e biznesit të vogël është eliminuar fare dhe që nga 1 janari i këtij viti, Bashkia e Tiranës nuk më të drejtë që të mbledhë taksa në territorin e saj. Kjo është bërë pa u konsultuar me Bashkinë e Tiranës, qoftë edhe për të marrë një mendim paraprak. Me forcën e kartonëve në Parlament është vendosur që Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave të shërbejë si agjent tatimor, në një kohë që Kushtetuta e Shqipërisë ia njeh plotësisht pushtetit vendor të drejtën ekskluzive të mbledhjes së taksave në territorin e saj”, tha Bozdo.

Ai tha se taksat dhe tarifat e reja janë përllogaritur sipas fashave të biznesit, nga niveli 0 deri në 2 milionë dhe nga 2 milionë deri në 8 milionë, sipas kategorive të caktuara. Sipas tij, efekti i tabelave të reja të tarifave të propozuara është 0, çka do të thotë se asnjë biznes nuk do të paguajë më shumë sesa paguante më parë, sa i përket pastrimit. “Në ligjin për taksat e biznesit të vogël ishte vendosur kufizimi 10% i të gjithë tarifave mbi nivelin e taksave që paguan ky biznes, i ndarë në kategori. Me rënien e konceptit të taksës së biznesit të vogël, bie edhe koncepti i përllogaritjes së nivelit 10%. Ndaj ne jemi të detyruar të paraqesim para jush një përllogaritje tarifash të reja për tarifën e pastrimit”, vijoi më tej nënkryetari i bashkisë.

Dalipi: Ndahemi nga e shkuara

Pas disa orësh debatesh, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në unanimitet Buxhetin 2014 të Bashkisë së Tiranës. Kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi tha se miratimi i buxhetit është një shkëputje nga e shkuara. “Ndahemi nga e shkuara dhe japim votën pro këtij buxheti. Ne jemi bashkëpërgjegjës për këtë buxhet”, tha Aldrin Dalipi gjatë mbledhjes së djeshme. Vlera e Buxhetit 2014 është 8.6 miliardë dollarë. Gjatë debateve për buxhetin, nënkryetari i bashkisë, Eno Bozdo tha se në projektbuxhet përfshihen edhe disa projekte rrugësh, për të cilat nuk ka fonde për t’u realizuar. Megjithatë, ai tha se këto projekte pa fonde do të lihen në pritje deri në afrimin e investitorëve.

Ndërsa kreu i këshilltarëve të djathtë, Ferdinand Poni, theksoi se buxheti i Bashkisë është i konsoliduar. “Zhbllokimi i ndërtimeve është një masë e mirëpritur. Buxheti është i konsoliduar për shpronësimet dhe është i bazuar në konsensus”, u shpreh ai. Më herët këshilltarët e majtë kërkuan që zgjatimi i bulevardit “Zogu I” të mos ishte pjesë e këtij buxheti, duke u ndikuar edhe nga ankesat e qytetarëve të shpronësuar nga bashkia, të cilët protestuan edhe dje kundër tarifës së kompensimit. “Bashkia të shlyejë borxhet ndaj individëve dhe ndaj bizneseve.

Zgjatimi i bulevardit të mos jetë pjesë e këtij buxheti, pasi ka konflikt me banorët”, thanë këshilltarët e majtë. Ndërkohë që Këshilli Bashkiak diskutonte për projektbuxhetin dhe paketën fiskale, të shpronësuarit e banesave përtej Stacionit të Trenit protestonin përpara godinës së bashkisë. Ata kërkuan nga ky institucion të bëjë transparencë për projektin e zgjatimit të bulevardit, si edhe të bëjë vlerësimin real të pronave të shpronësuara. Ata thanë se me kompensimin që ka caktuar bashkia për shpronësimet, nuk janë në gjendje të blejnë dot as një shtëpi në periferi të kryeqytetit/Shekulli/

KOMENTE