Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtuesit e furgoneve bllokojnë hyrjet e Tiranës për 3 orë. Qeveria: Zbatoni ligjin, pajisuni me liçensë ndërurbane dhe zbatoni rregullat
English

Drejtuesit e furgoneve bllokojnë hyrjet e Tiranës për 3 orë. Qeveria: Zbatoni ligjin, pajisuni me liçensë ndërurbane dhe zbatoni rregullat

Protesta e drejtuesve e të furgoneve 8+1 nisi rreth orës 13:00, ku në sheshin "Nënë Tereza" u mblodhën drejtuesit e mjeteve të ardhur nga linjat e Jug-Lindjes së vendit, e nga sheshi "Skënderbej" ata të linjave të jugut e të veriut. Dy grupet u bashkuan përpara selisë së Kryeministrisë.
Në rrugën e Elbasanit, rreth 200 furgonë të linjave të Elbasanit, Pogradecit, Korcës dhe Ersekës nuk janë lejuar nga policia të hyjnë në kryeqytet për të protestuar më pas para Kryeministrisë, Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Brendshme. Në shenjë proteste ndaj këtij vendimi të policisë, drejtuesit e automjeteve kanë bllokuar për rreth tre orë rrugën duke u ulur në tokë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë tentuar të zhbllokojnë me forcë rrugën.

*************************

Ndërsa pas protestës së sotme në Tiranë, Qeveria reagoi përmes ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, duke thënë se kërkesat janë të padrejta, pasi Qeveria ia ka dhënë alternativat e saj për të zgjidhur këtë problem.

"Ata nuk kanë një licensë për të zhvilluar transportin ndërurban. Pyetja që shtrohet sot është: A do të zbatohet ligji apo jo? Nëse pronarët e taksive 8+1 duan të vazhdojnë aktivitetin e tyre ata duhet të aplikojnë për licensa të transportit ndërurban, të nisen në orare dhe stacione të përcaktuara dhe të kenë mjete me parametra sigurie siç e kërkon ligji. Por kjo situatë ku nga njëra anë ata duan të kenë avantazhet e të qënurit taksi por edhe të kenë avantazhe për të qënë edhe për transportin ndërurban nuk mund të lejohet që të vazhdojë kështu", tha Haxhinasto.

Duke iu referuar prezencës së deputetëve të PD-së në protestë, Haxhinasto u shpreh se ata po mbështesin paligjshmërinë dhe kërkojnë ta kthejnë çështjen në politike.

“Deputetët si të zgjedhurit e popullit janë aty për të bërë ligje, për të zbatuar ligjin dhe janë të parët që duhet ta zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë se ligji është i padrejtë atëherë të paraqesin amendimet përkatëse në Parlament. Deputetët e opozitës nuk mund të zgjedhin të bëjnë politik për interesa të tyre të ngushta dhe duke mbështetur paligjshmërinë. Nxitja e paligjshmërisë dhe promovimi i shkeljes së ligjit janë të papranueshme në demokraci dhe nuk janë ato që presin qytetarët që i kanë votuar", tha Haxhinasto.

2087
2088

KOMENTE