Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Demokratike përshëndet marrëveshjen e FMN me qeverinë
English

Partia Demokratike përshëndet marrëveshjen e FMN me qeverinë

Partia Demokratike përshëndet marrëveshjen e FMN me qeverinë në momentin më të vështirë të ekonomisë shqiptare.

Partia Demokratike përshëndet marrëveshjen që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë me qeverinë shqiptare, si një veprim të përgjegjshëm nga ana e këtij institucioni në një moment mjaft të vështirë për ekonominë shqiptare.

Kjo marrëveshje vjen në një kohë, kur qeveria po e rrokullis ekonominë në honet e recesionit, kur ka mungesë vizioni e programi, kur kanë degraduar masat e ndërmarra, kur Shqipëria ka taksat më të larta në rajon.

Të gjithë këta faktorë, kombinuar me mungesën e rendit dhe të sigurisë kanë sjellë rënien ekonomike drejt nivele më të ulëta të periudhës së tranzicionit.

Për herë të parë, ekonomia jonë ka rënie në nivelin e kreditimit, në minus 3 për qind.

Ne shpresojmë që me këtë marrëveshje dhe me monitorimin rigoroz të FMN, qeveria të fillojë të zbatojë axhendën e duhur të reformave.

Por duke parë kursin e deritashëm, ekziston frika se qeveria nuk do të dijë të përfitojë nga kjo zemërgjërësi e Fondit Monetar.

Ne dyshojmë se vullneti i mirë i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk do të mund të gjejë partneritetin e duhur tek qeveria shqiptare e cila ka si tipar të sajin papërgjegjshmërinë, revanshin politik dhe arbitraritetin.

KOMENTE