Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naço: 350 të burgosur do të marrin lirinë
English

Naço: 350 të burgosur do të marrin lirinë

S. Topi - Rreth 350 të burgosur do të marrin lirinë. Shifra u bë publike nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, të projektligjit “Për dhënie amnistie”. Ministri saktësoi kategoritë përfituese, por dhe ato që përjashtohen nga amnistia, ndërsa në komision nuk munguan debatet për situatën e rendit në vend. Deputetët të mazhorancës propozuan që të përjashtohen nga amnistia porositësit e tritolit, ndërsa opozita këmbënguli në publikimin e shifrave për mbipopullimin e burgjeve. Drafti i diskutuar dje vetëm parimisht, pritet të ketë riformulime gjatë diskutimit nen për nen, si për kategoritë që do të përfitojnë, por dhe ato që përjashtohen nga amnistia.

Përfituesit

Rreth 350 të dënuar do të dalin nga burgu pas miratimit të projektligjit “Për dhënie amnistie”, i cili votohet në Kuvend me shumicë të cilësuar. Mes përfituesve janë dhe 23 gra. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço sqaroi dje se përfituesit e amnistisë janë nga mosha 16 deri në 70 vjeç. Numri më i madh i përfituesve janë nga mosha 18-30 vjeç, të cilët janë dënuar kryesisht për vjedhje. Ndërkohë që përcaktimi i kategorive përfituese është bazuar mbi llojin e masës së dënimit, kohën e mbetur të dënimit, moshën aktuale të personit të dënuar si dhe moshën e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale.

Në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale. I pyetur me këmbëngulje nga opozita lidhur me mbipopullimin e burgjeve, ministri Naço tha se në burgjet shqiptare ka mbipopullim me mbi 1300 të dënuar. Por sipas tij, amnistia konsiderohet një akt për të lehtësuar të dënuarit, ku më së shumti preken të dënuarit e grupmoshës 17-21 vjeç dhe nuk bëhet me qëllime të tjera, siç ka ndodhur më parë në kohë fushatash elektorale. “Amnistia nuk ka të bëjë me mbipopullimin në burgje. Ka të bëjë me politika të reja të dënimeve alternative. Nuk ka të bëjë as me zgjedhjet në Shqipëri, nuk jemi në zgjedhje, janë larg. Ne ruajmë sigurinë juridike dhe qëllimin e draftit. Numri është i papërfillshëm në krahasim me numrin e të dënuarve që janë në burgje. Nuk kemi qëllim të hapim dyert nëpër burgje, përkundrazi të ashpërsojmë politikën e dënimit që parashikojnë mbi pesë vite dhe të kemi alternativa dënimi për ato deri në 5 vjet”, -tha ai.

Ndërsa deputeti Armando Subashi u shpreh se ligji “Për dhënie Amnistie” duhet parë i lidhur ngushtë me momentin historik, me momentin që miratohet dhe me gjendjen e kriminalitetit. Anëtari i Komisionit të Ligjeve kërkoi që nisma të shtrijë efektet e tij edhe në raport me ndjekjen penale. “Pajtohem plotësisht me propozimet që u bënë këtu që nisma “Për dhënie Amnistie” t’i shtrijë efektet e veta edhe në raport me ndjekjen penale. Se sa mund të jetë kufiri që ne mund të vendosim, kjo prapë është një gjë e hapur”, - tha Subashi.

Situata e rendit

Gjatë debateve në komision, nuk ka mbetur jashtë vëmendjes dhe situata e rendit. Opozitari Oerd Bylykbashi kërkoi sqarime nëse është marrë parasysh kjo situatë në propozimet e bëra për amnisti. “Sa i përket situatës aktuale të krimit në vend, sa ndikon ky propozim i juaji në situatën e rendit dhe sigurisë në vend pas lirimit të këtyre të burgosurve që do përfitojnë nga kjo amnisti?”, - kërkoi sqarime Bylykbashi. Në përgjigjen e tij ministri i Drejtësisë deklaroi se: “Pavarësisht se dikush nxit tritolin dhe ata që janë pas tritolit, mazhoranca e sotme është e vendosur për ta luftuar tritolin dhe ata që rrinë pas fitilit dhe e ndezin çdo ditë. Nuk kam parë asnjë nga ju që të distancohet nga vënia e fitilit të tritolit gjatë kësaj kohe”.

Naço garantoi se mazhoranca do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër këtyre fenomeneve duke paralajmëruar masa të reja. Ndërsa ligjvënësi socialist, Pandeli Majko theksoi se në listën e përfituesve nga amnistia nuk duhet të jenë porositësit e tritolit. Për këtë arsye sipas tij, neni 80 i Kodit Penal që flet për personat që sigurojnë mjetet materiale për të kryer vrasje duhet të jetë në listën e neneve përjashtuese.

Ky propozim u mbështet dhe nga deputetja Ermonela Felaj. Ajo shkoi më tej, duke deklaruar se nuk duhet të përsëritet amnistia famëkeqe e vitit 1997. “Mbështes listën ndaluese, sepse nuk dua që të përsëritet amnistia famëqe e ’97-ës, kur u amnistuan dhe persona që akuzoheshin për rrëmbim personi. Është bërë emblematik rasti i Remzi Hoxhës. Mbështes dhe propozimin e zotit Majko për futjen e nenit 80, si nen që të jetë pjesë e neneve për të cilat nuk përfitohet nga amnistia, sepse, në praktikë, persona të caktuar akuzohen për sigurinë e kushteve për vrasje si në shpërthimin e tritolit dhe do të doja ta shmangnim këtë”, - tha ajo. Diskutimi nen për nen i projektligjit është lënë për në mbledhjen e radhës.

Amnistia, kategoritë përfituese Sipas projektligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë përfitojnë amnisti personat e dënuar me burgim deri në 3 vjet dhe personat e dënuar me gjobë apo me një nga alternativat e dënimit me burgim. Kategoria e dytë e përfituesve përfshin të dënuarat femra, që janë baraz ose mbi moshën 55 vjeç. Një tjetër grup përfituesish janë të dënuarit meshkuj, që janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç. Nga të trija këto kategori përjashtohen të dënuarit për krime kundër njerëzimit; krime kundër jetës, të kryera me dashje; vepra penale, të kryera me dashje, kundër shëndetit; krime seksuale;vepra penale kundër lirisë së personit; vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit; vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes; vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; vepra penale kundër mjedisit; krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; vepra me qëllime terroriste; krime kundër autoritetit të shtetit; vepra penale kundër drejtësisë; vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si dhe vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale. Kategoria e katërt e përfituesve janë të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baraz ose nën moshën 18 vjeç.

Kallëzim penal për 11 ish-zyrtarë të sistemit të burgjeve

Ministria e Drejtësisë kallëzon penalisht 11 ish-zyrtarë të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Shkak janë bërë dhënia e lejeve për të burgosurit, në kundërshtim me ligjin. “ Nga analizimi i dosjeve për vitin 2013, u konstatua se janë dhënë gjithsej rreth 2500 leje shpërblyese dhe të veçanta. Nga numri total i lejeve të dhëna, të veçanta janë 404, ku 97 prej tyre, janë dhënë në kundërshtim të hapur me bazën ligjore me anë të së cilës rregullohet procedura e dhënies së lejes së veçantë në I.E.V.P-të e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu konstatohet që pjesa më e madhe e këtyre lejeve të dhëna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, janë miratuar në periudhën korrik, gusht dhe shtator të vitit 2013, konkretisht rreth 800 leje shpërblyese dhe të veçanta”, - njofton Ministria e Drejtësisë.

Të kallëzuarit penalisht janë: nga burgu i Lushnjës, ish-drejtori, Shkëlqim Krasniqi, ish-përgjegjësi i Sektorit Ligjor, Eris Bregasi, ish-përgjegjësi i Sektorit të Shëndetësisë, Ardian Gjini; nga burgu i Rrogozhinës, ish-drejtori Rezart Tusha, ish-mjeku Alban Haxhi; nga burgu i Peqinit, ish-drejtori, Saimir Hasalla; nga burgu i Fushë- Krujës, ish-drejtori, Grigor Prifti dhe ishpërgjegjësi i Sektorit Ligjor, Saimir Leka; nga burgu i Korçës, ish-drejtori, Koço Bello dhe ish drejtori i burgut të Durrësit, Denion Shëngjergji dhe ish-përgjegjësi i Sektorit Ligjor, Dorian Oketa.

Ministria sqaron se nga kontrolli i kryer në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, vërehet se në të gjitha praktikat e lejeve të veçanta të dhëna në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, personat e dënuar që kanë përfituar leje të veçantë janë persona me rrezikshmëri shoqërore të lartë, pasi pothuajse në të gjitha rastet janë të dënuar për veprën penale të vrasjes (në format e ndryshme të saj). Gjithashtu Ministria e Drejtësisë bën me dije se është vendosur që planifikimi i lejeve të mos jetë më 1-mujor, por të bëhet 1-vjeçar dhe në çdo rast leje do të njoftohet edhe Policia e Shtetit. Po kështu në një data base të veçantë do të regjistrohen të gjitha lejet e dhëna nga çdo IEVP. Ndërkohë është ngritur një sistem raportimi ditor për çdo kërkesë dhe leje të miratuar.

Debatet në Komisionin e Ligjeve

Arben Ristani: Çfarë risie ky draft? Sa është kapaciteti real i burgjeve dhe sa është tejkaluar ky numër?

Nasip Naço: Po të shikoni dy relacionet, atij që është bërë në amnistinë e vitit 2012 dhe këtij, e dalloni. Për shkak edhe të luftës pa kompromis që po bën qeveria, ka aktualisht një mbipopullim të burgjeve. Por besoj nuk është çështje numrash. Qeveria shqiptare në kohën e duhur do marrë dhe masat e tjera për t’i trajtuar të paraburgosurit e burgosurit sipas konventave që kemi nënshkruar.

Oerd Bylykbashi: Ju thatë që ishte një risi, ndërkohë nga qeverisja e mëparshme janë bërë dy amnisti, e fundit në vitin 2012. Unë doja të kuptoja se a keni bërë ndonjë studim që ju ka çuar në këtë dhënie amnistie?

Nasip Naço: PD-ja ka bërë 2 amnisti, por e ka bërë bashkë me opozitën, pasi nuk i kishte votat. Sot që kemi paraqitur draftin nuk ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri, nuk jemi në zgjedhje, janë larg.

Oerd Bylykbashi: Do të doja zoti ministër që përgjigjja juaj të lidhet me pyetjen time. Sigurisht që ne kemi bërë reforma si mbikëqyrja elektronike e të burgosurve, Shërbimi i Provës, etj. Ju thatë se keni bërë analizë të riskut, a nuk është më mirë falja se sa amnistia?

Nasip Naço: Ka një dallim mes amnistisë që bën Kuvendi dhe faljes. Presidentin e sotëm e ndihmuat me atë që bëtë dje, pra ia kufizuat të gjitha kompetencat, ai nuk mund të bëjë dot asnjë lloj falje. Unë nuk i bashkoj dot të dyja. Kemi parashikuar të ndryshojmë dhe ligjin e faljes, neni 5 dhe 6 ku janë vënë kufizimet në kundërshtim me Kushtetutën. Kam qenë deputet në legjislaturën e kaluar dhe kam votuar kundër nenit 5 dhe 6.

Oerd Bylykbashi: Pra, ju nuk e dini numrin?

Nasip Naço: Unë flas për kategori me grupmosha. Pavarësisht se dikush nxit tritolin dhe ata që janë pas tritolit, mazhoranca e sotme është e vendosur për ta luftuar tritolin dhe ata që rrinë pas fitilit dhe e ndezin çdo ditë. Nuk kam parë asnjë nga ju që të distancohet nga vënia e fitilit të tritolit gjatë kësaj kohe.

Nard Ndoka: Duhet të distancohet kryeministri nga ky fenomen, pasi ai ka në filozofinë e tij vendosjen dhe përdorimin e tritolit në mega aksionet e tij policeske.

Nasip Naço: Votat tuaja janë të papërfillshme ndaj kësaj mazhorance të konsoliduar. 1 milion shqiptarë votuan për këtë mazhorancë që të jetë sa më e qëndrueshme në qeverisjen e vendit dhe ndaj ju ftoj që të distancoheni, të paktën disa prej jush, nga inkurajimi i tritolit në vend. Ata që ikën në 25 qershor nga pushteti, ti largohen tritolit sepse shumë shpejt qoftë dhe në Parlament, kjo mazhorancë do marrë masat e duhura për t’iu përgjigjur në kohë asaj që kërkojnë shqiptarët.

Bashkim Fino i drejtohet Oerd Bylykbashit: Zoti drejtues i komisionit për këto minuta, ke të drejtën tënde të bësh pyetje dhe ministri të ktheu përgjigje. Të pëlqen ty apo jo ka pak rëndësi. Të lutem ngrihu në lartësinë e komisionit kur drejton komisionin. Nëse nuk ngriheni dot në lartësinë e drejtimit të komisionit bëjmë pushim sa të kthehet kryetari dhe pastaj vazhdojmë.

Oerd Bylykbashi: Lartësinë e detyrës e përcaktoj unë.

Bashkim Fino: E përcaktoj dhe unë se jam anëtar i komisionit.

KOMENTE