English

Stefan Fyle nis takimet në Tiranë

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë. Ai është takuar mëngjesin e sotëm me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Ndërsa në orën 10.45 pritet të nisë takimi për Dialogun e Nivelit te Larte Shqiperi-BE. Takimi do te zhvillohet me dyer te mbyllura per mediat.

Në këtë tryezë, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë larguar në Dublin ku do të marrin pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, por ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha dje se do të jetë prezente dhe opozita, që e konsideron këtë proces të rëndësishëm për shqiptarët.

Takimi i nivelit të lartë pritet të përfundojë në orën 13:00 kur komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle dhe kryeministri Edi Rama, do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Ndërsa në orën 13:30 komisioneri Fyle do të zhvillojë një takim me ambadadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë

KOMENTE