Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Homazhe në nder të ish-zv. ministrit Ferdinand Poni
English

Homazhe në nder të ish-zv. ministrit Ferdinand Poni

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni ka ndërruar jetë të shtunën, në moshën 49-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak teksa ndodhej në qytetin e Prizrenit.

Vdekja e papritur e Ponit u njoftua nga miku i tij që ndodhej në të njëjtin lokal me të, ish-kreu i qarkut të Tiranës, Tasim Mema, i cili tha se zemra e Ponit ndaloi rreth orës 14.30 të kësaj të shtune.

Ndërsa sot rreth orës 12.30 u zhvilluan homazhe në nderim të ish-zëvëndësministrit të Brendshëm, Ferndinand Poni, në hollin e Teatrit Kombëtar.

Në lamtumirën e fundit për Ponin merr pjesë i gjithë grupi parlamentar i PD-së, si dhe të gjithë deputetët dhe figurat e tjera të kësaj partie. Të pranishëm janë: Ridvan Bode, Astrit Patozi, Halimi, Ruli, Tabaku, Polllo, Vokshi, Imami, e shumë figura të tjera politike edhe nga partitë e tjera në vend, por edhe miq e të afërm të tij.

Berisha: Poni ishte avokati i pamposhtur i PD-së

Një humbje e madhe për PD-në, për shoqërinë shqiptare dhe për politikën shqiptare. Ai punoi në projekte shumë të rëndësishme për projektet e zhvillimit të këtij vendi. Ishte avokati i pamposhtur i PD-së. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë shoqërinë.

Ai është autori i sistemit të modernizimit të shoqërisë shqiptare. Ai ishte një zë i fuqishëm në të gjitha fushat, ishte një zë i ditur. Ai u largua nga ne në kulmin e energjive të tij, por figura dhe puna e tij do të mbahet mend gjithmonë.

Ferdinand Poni është i njohur si një ndër figurat e Partisë Demokratike. Që prej vitit 1990, ai ka mbajtur një sërë funksionesh, ndërsa nga viti 1993 deri në 1995 ka qenë ndihmës i kryeministrit për pushtetin lokal.

Nga viti 1995 deri më 1997 Ferdinand Poni ka qenë drejtor i përgjithshëm pranë Drejtorisë së Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme dhe më tej edhe zëvendësministër në këtë dikaster.

Pas zgjedhjeve të 23 qershorit ai ishte i angazhuar si kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës.

KOMENTE