Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse disa fëmijë thonë fjalë të pista. Do të bëhem kurvë si mami
English

Pse disa fëmijë thonë fjalë të pista. Do të bëhem "kurvë" si mami

Mjeku Pediatër Polikron Çelo - PSE DISA FEMIJE THONE FJALE TE PISTA ?
Kur fëmijët arrijnë të formulojnë 4-5 fjali, në përpjekje për pasurimin e fjalorit, përsëritin ato që ndëgjojnë, në shumicën e rasteve pa ditur fare domethënien e tyre.
Sipas disa psikologëve, kemi të bëjmë me një etapë të zhvillimi normal, gjatë se cilës mund të thonë dhe ndonjë nga fjalët e pista të dëgjuara prej të tjerëve; pra nuk ka vënd për tu shqetësuar.
Deri në moshën 4-5 vjec, ndonjë fjalët të pistë që kanë ndëgjuar“e regjistrojnë” dhe të pavetëdishëm pa të keq mund ti shprehin kudo. Duke njohur këto dukuritë të moshës, këta fëmijë nuk duhen konsideruar të këqinj e të pa edukuar as duhen ndëshkuar. Vetëm mbas kësaj periudhe, një fëmijë me zhvillim normal, arrin të kuptojë dhe të diferencojë ato që thotë; midis tyre dhe fjalët e pista; po nëse vazhdon, atëhere nuk kemi të bëjmë me ecurinë normale të zvillimit; prandaj duhet kërkuar ndonjë shkak tjetër.

Ku mund ti kenë mësuar?
Në radhë të parë brenda shtëpisë - kur pjesëtarë të familjes ledhatohen ose kërcënohen me fjalë të pista, kur prindërit përkëdhelen me lloj lloj fjalësh ose kur grinden duke përdorur fjalë të kësaj natyre, kur thuhen fjalë të pa kontrolluara në telefon etj, duke harruar se pranë kanë një regjistrator që nuk i shpëton asgjë.
Burim tjetër janë mjediset kolektive (cerdhet, kopështe) ku përsoneli ose fëmijë të vecantë përdorin fjalë të pista, televizori, këndet e lodrave, rrugët, autobuzët etj.

Po sikur ti thotë në ndonjë vënd me zarar?
Kjo është ajo që fillon të shqetësojë familjarët të cilët më parë dhe mund të kenë qeshur kur kanë dëgjuar fjale të tilla. Një gjë duhet të dini: po e mësuan, “zoti u ruajt” se mund ta thonë pa të keq dhe atje ku ju nuk ua pret mëndja.

Ja se c’më tregoi dikush për atë që kish ndodhur gjatë një ceremonie.

Para 2 muaj fejuam djalin. Sipas zakonit shkuam te shtepija e nuses ku patëm rastin të njihemi dhe me rrethin familjar të saj. Krushku mbante pranë nje mbesë te vogel, mjaft sipmatike që nuk i pushonte goja. Mbas pak e mora pranë dhe duke e perkedhelur e pyeta: cfarë do të behesh kur të rritesh?
Unë kur të bëhëm e madhe, e madhe do të bëhem kurvë si mami, u përgjigj duke qeshur.
Në moment e rrëmbyen, e nxorën jashtë dhe pasojat e ndëshkimit i dëgjuam të gjithë. Për të dalë nga gjëndja, ngrita gotën e thashë: krushk - të na trashëgohen se femijët kështu e kanë.
Po a duhej ndëshkuar kjo fëmijë që tha pa ditur kuptimin e asaj që kish dëgjuar? Sigurisht që jo.

C‘duhet të bëjmë?
Në cdo rrethanë mundohuni të tregoheni të qetë, sikur nuk ka ndodhur asgjë ose duke shprehur me mimikë pakënaqësinë tuaj; qëndrimet e vrazhdëta dhe masat ndëshkimore, nuk sjellin asgjë të mirë, vec mund të keqëqësojnë gjëndjen.
Pamvarësisht se është e vështirë të shmangësh buirimin e fjalëve të kësaj natyre, duhet të jemi shumë të vëmëndëshëm me fjalorin e përdorur mbënda familjes, të mos i mësojmë vetë (si ndodh ngandonjëherë) as të qeshim kur na thonë ndonjë fjalë të pistë. Nëse është në cerdhe ose kopësht, është mirë të bisedohet miqësisht me personelin në mënyrë që dhe ata të jenë të vëmëndëshëm.
Nëse ky fjalor përdoret nga fëmijët më të rritur, atëhere problemi duhet parë më në kompleks lidhur me konfliktet familjare, mjedisin shoqëror shëndeti mendor etj.

KOMENTE