Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ICITAP në Shqipëri. Policia drejt një pike krize?
English

ICITAP në Shqipëri. Policia drejt një pike krize?

Departamenti i Drejtesisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ICITAP, i cili asiston policinë shqiptare, përshkruan me detaje situatën logistike të policisë shqiptare në një raport përmbledhës që është mundësuar të bëhet publik nga "Top-Channel".

Një burim pranë ICITAP i tha "Top-Channel" se për të patur një skanim të pavarur dhe objektiv të situates, studimi është kërkuarn nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

“Policia e Shtetit po i afrohet një pike krize, përsa i përket efikasitetit të saj operacional, si rrjedhojë e mungesës së thellë të elementeve bazë të cilat u mundësojnë punonjësve të policisë të përballjen me krimin”, thuhet në studim.

Ja se cilat janë disa prej gjetjeve të studimit siguruar ekskluzivisht nga "Top-Channel":

1. 46% e objekteve u vlerësuan si në gjendje të dobët apo shumë të dobët. Disa prej ndërtesave policore që vizituam ishin ndërtuar që në kohën e pushtimit italian, fillimvitet 1940 apo më vonë dhe të papërshtatshme për nevojat e policimit modern në Shqipëri".

2. 70% të njësive policore të vizituara, automjetet e patrullës, ishin në gjendje të dobët apo shumë të dobët. Në 82% të rasteve furgonat, fuoristradat dhe automjetet e tjera për transportin e personelit ishin në gjendje të dobët apo shumë të dobët. Asnjë prej automjeteve të kontrolluara nuk ishte më pak se 5 vjet i vjetër dhe shumë prej automjeteve të tjera ishin më shumë se 15-vjeçare.
3. Në më shumë se 30% të stacioneve të vizituara, ICITAP zbuloi se armët e përdorura nga Policia e Shtetit ishin në gjendje të dobët ose shumë të dobët. Me përjashtim të disa funksioneve drejtuese, të cilët janë të pajisur me pistoleta Beretta, pjesa më e madhe e personelit kanë pistoleta TT (Tokarev) 54, prodhuar në vitet 1950 dhe kanë probleme që sa vijnë e shtohen në lidhje me sigurinë e tyre.

4. Përdorimi i teknologjisë nga Policia e Shtetit në përgjithësi është poshtë standardit të pranueshëm. Në 46% të stacioneve të vizituara, ICITAP-i zbuloi se niveli i pajisjes me radio personale ishte i dobët ose shumë i dobët. Në pothuajse 90% të rasteve, ICITAP-i vuri re se furnizimi me kompjuterë dhe printera ishte i dobët ose shumë i dobët. Shumica e komisariateve/stacioneve nuk kishin një fotokopje vërtetë funksionale apo printera të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat në rritje të dokumentacionit të një komisariati apo stacioni policor. Në shumë raste punonjësit kishin blerë kompiutera, printera dhe/ose bojë printeri me paratë e tyre. Furnizimi i pamjaftueshëm me kompiutera dhe printera kërcënojnë aftësinë e policisë për të përballuar sfidat në rritje në luftën kundër kriminelëve të sofistikuar e me shumë burime.

“ICITAP nxit Qeverinë e Shqipërisë të veprojë me vendosmëri e forcë në përgjigjen e saj ndaj kësaj krize në rritje. Qeveria duhet të përfshijë një strategji disa-vjeçare të hartuar me kujdes, për zhvillimin e të gjitha aspekteve të infrastrukturës, automjeteve dhe pajisjeve policore, në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë e donatorëve”, thuhet në konkluzionet e studimit/Top Channel/

KOMENTE