English

Veliaj:Penalitete për ato kompani që nuk deklarojnë pagesat reale të punonjësve

Erion Veliaj,Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke folur nga Arkiva Qendrore e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, e cila i është nënshtruar dixhitalizimit, deklaroi se për shkak të borxhit të akumuluar sistemi i sigurimeve shoqërore është në vështirësi dhe ka nevojë imediate për reformim.
“Në vitin 2013 u transferuan përmes ISSH-së, në buxhetet familjare, 93.6 miliardë lekë me një rritje prej me 6% nga viti 2012. Të ardhurat e programuara nga kontributet u realizuan me 106%, duke akumuluar mbi 2 miliardë lekë më shumë se në 2012-ën. Me gjithë përmirësimet e bëra, programi i të ardhurave që mblidhen nga tatimet përsëri rezultoi me mosrealizim, nga 48.4 milionë lekë, u realizuan 48.2 milionë. Kujdes më i madh duhet të tregohet në mbledhjen e borxheve kontributive që kemi, pasi niveli i tyre tre vitet e fundit është rritur ndjeshëm, duke arritur në 9 miliardë lekë”, - tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se do të shtohen penalitetet për ato kompani që nuk deklarojnë pagesat reale të punonjësve pasi për shkak të kësaj praktike sistemi i sigurimeve has vështirë të mëdha.

“Nevojitet deklarim i pagave reale, pasi sistemi i sigurimeve po has vështirësi. Do të shtohen penalitetet për ato kompani që nuk deklarojnë pagesat reale të punonjësve”, u shpreh Veliaj.
Gjithashtu ministri tha se nuk do të ketë rritje të moshës së pensionet për ata që janë në prag pensioni.

KOMENTE