Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moore përsërit sërish mbështetjen e SHBA në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE
English

Moore përsërit sërish mbështetjen e SHBA në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka pritur në një takim të veçantë z. Jonathan Moore, drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit.

Gjatë këtij takimi z. Moore shoqërohej nga ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexander Arvizu.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli ka falënderuar z. Jonathan Moore për vizitën dhe i ka shprehur atij mirënjohje të thellë për kontributin që SHBA ka dhënë në ndihmë të shqiptarëve dhe Shqipërisë sidomos në procesin e integrimit të vendit në strukturën euroatlantike. Znj. Kodheli e ka njohur z. Moore me reformën në Forcat e Armatosura duke nënvizuar vullnetin e plotë të saj dhe të mazhorancës për t’i kthyer ushtrisë shqiptare dinjitetin e merituar.
Z. Moore uroi popullin shqiptar për përvjetorin e anëtarësimit në NATO duke nënvizuar se angazhimi i Shqipërisë në Aleancë është faktor stabiliteti në rajon e me gjerë. Ai vazhdoi më tej duke thënë se vlerëson pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse nën flamurin e NATO. Moore përsëriti sërish mbështetjen e SHBA në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Reformat e qeverisë shqiptare dhe sidomos të Ministrisë së Mbrojtjes ishin në qendër të kësaj bisede. Ai vlerësoi punën e bërë deri në këto momente dhe e inkurajoi ministren Kodheli për vazhdimin e mëtejshëm të këtyre reformave. Ministrja Kodheli u ndal veçanërisht te lufta kundër korrupsionit duke nënvizuar se rruga e ndjekur do të jetë gjithnjë e tillë dhe ne do të respektojmë forcimin e shtetit ligjor.

KOMENTE