Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protestë në Tiranë për vdekjen e Ilia Karelit. Digjet flamuri
English

Protestë në Tiranë për vdekjen e Ilia Karelit. Digjet flamuri

Filluan Protesta për Ilia Karelin, digjet flamuri grek para ambasadës në Tiranë

Protestuesit thanë se është e papranueshme që Greqia si vend anëtar i Bashkimit Europian, në vend që të tregojë se si duhet të sillet me të drejtat dhe liritë e njeriut i nëpërkëmb dhe abuzon me to
Flamuri grek është djegur në afërsi të ambasadës në Tiranë. Një grup të rinjsh protestuan paraditen e së mërkurës në shenjë reagimi për vrasjen në burg të të dënuarit Kudret Kume, i njohur si “Ilia Kareli”.

“Jemi këtu për t’i bërë apel pikësëpari qeverisë shqiptare që duhet të mbajë një reagim të ashpër ndaj qeverisë greke. Është e patolerueshme që në shekullin 21-të të dënuarit shqiptarë për krime që as nuk i kanë bërë të masakrohen dhe të torturohen në një mënyrë të tillë”.

Protestuesit insistuan në faktin se është e papranueshme që Greqia si vend anëtar i BE, në vend që të tregojë se si duhet të sillet me të drejtat dhe liritë e njeriut i nëpërkëmb ato, abuzon dhe është një nga shtet me rekordin më të keq në historinë e BE për sa i përket të drejtave të njeriut.

“Është një shtet fashist, shovinist, i cili sistematikisht dhunon të burgosurit shqiptarë në burgjet greke.Flasim edhe për rastin në fjalë, për Ilian, që u torturua mizorisht nga gardianët e burgut grekë për një krim që as nuk e kishte bërë, që e shtynë deri në atë situatë psikologjike sa i mori jetën gardianit grek. Gardiani grek sa për informacion që është thënë nga mediat greke ka qenë pjesëtar i Agimit të Artë, i cili sistematisht dhunonte të të ndjerin Ilia Kareli”, u shprehën protestuesit.

Forcat e policisë kanë qëndruar në afërsi të ambasadës duke mbajtur situatën në kontroll dhe parandaluar ndonjë incident të mëtejshëm.

KOMENTE