Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin sesionet e trajnimit të administratës publike
English

Nisin sesionet e trajnimit të administratës publike

Sot nisi sesioni i parë i trajnimeve me disa nga institucionet e administratës publike që kanë marrëdhënie direkte me sipërmarrjen dhe qytetarët. Administrata publike është një nga prioritetet e integrimit të vendit dhe për këtë qëllim, vëmendja e qeverisë është fokusuar në ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, për krijimin e një administrate etike, profesionale dhe të përkushtuar në shërbim të publikut.

Në këtë sesion të parë iu nënshtruan trajnimit drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Inspektorati Qendror Teknik dhe të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha qëndruan për pak në ambientet ku zhvillohej trajnimi dhe dhanë mesazhin se një administratë profesioniste dhe etike do të jetë e aftë t’i përgjigjet sfidave të sotme të zhvillimit dhe integrimit.

“Në këtë proces ku ndodhet sot Shqipëria, trajnimet tuaja janë me të vërtetë shumë të nevojshme, për një arsye thelbësore, sepse vërtet në muajin qershor, ne kërkojmë statusin kandidat, por shumë shpejt Shqipëria do të hyjë edhe në procesin e negociatave ku kërkohet ekspertizë dhe profesionalizëm. Ndërtimi i institucioneve shqiptare do të jetë edhe prioriteti bazë, që do të na bëjë ne, nesër, një shtet të sigurt, me standardet evropiane, atë që kërkojmë të gjithë sëbashku ta ndërtojmë sot,” - u shpreh Ministrja Gjosha.

Kryeministri Edi Rama theksoi në mesazhin e tij, nevojën e një qasjeje ndryshe në marrëdhënien e administratës me biznesin e qytetarin, ndërsa e konsideroi kualifikimin e vazhdueshëm, një vlerë të shtuar në këtë drejtim dhe besimin në këtë proces, një investim për suksesin.

“Të gjithë ju që jeni këtu, jeni drejtuesit e asaj pjese të shtetit e cila ka të bëjnë drejtpërdrejtë me biznesin. E asaj pjese të shtetit që, për fat të keq, për arsye të traditës dhe jo prej fajit të asnjërit prej individëve, për shkak të sistemit që është ndërtuar dhe të natyrës së marrëdhënieve që janë krijuar dhe jo për faj të njërit apo të tjetrit, ka një qasje tërësisht të gabuar ndaj sipërmarrjes. Një qasje që ne duam ta ndryshojmë me çdo kusht. Nuk e krijon mirëqenien qeveria. Në një sistem si i yni, mirëqenien e krijon në radhë të parë biznesi; nuk i hap vendet e punës qeveria, vendet e punës i hap biznesi; nuk i rrit të ardhurat qeveria, të ardhurat i rrit biznesi. Në qoftë se po bëni shumë punë, atëherë, për të njëjtën energji që po harxhoni mund të bëni dyfishin e rezultatit. Në qoftë se do të jemi në gjendje, që të gjithë këtë proces ta kthejmë në një proces kualifikimi të të gjithë administratës, në qoftë se do të jemi në gjendje që të gjithë atyre që vijnë te dera e administratës doganore, tatimore apo të tjerave si vartësit tuaj, t’i japim mundësinë të ndjehen të dobishëm. Është një histori e tërë që duhet të ndryshojë dhe të jeni të sigurt që mund të ndryshojë vetëm nëse ne e besojmë këtë proces, vetëm nëse investohemi në këtë proces. Kjo do të bëjë që profesionalisht, secili prej jush të rritet,” – u shpreh Kryeministri.

Për Kryeministrin Rama, sjellja e administratës si një skuadër rrit performancën dhe mundësitë për sukses. “Në qoftë se nuk funksionon si skuadër e gjithë administrata, në secilin sektor, nuk ka sukses.”

Duke iu referuar një studimi të BE-së, Kryeministri Rama nënvizoi se “kompanitë e trajnuara apo që investojnë për trajnimin kishin rritur të ardhurat e tyre mbi 40%. Kompanitë që nuk kishin investuar për trajnimin kishin rënë në 22%. Shtetet që trajnojnë më shumë kanë performancë më të lartë. Shtetet që trajnojnë më pak kanë performancë më të ulët. Shtetet që lindin të trajnuar dhe që nuk mendojnë më kurrë se kanë nevojë të trajnohen, rrinë në fund dhe bëjnë sikur janë të parët.”

E gjithë administrata publike ka nisur një proces trajnimi, me qëllim rritjen e performancës. Trajnimet e administratës publike do të jenë të vazhdueshme, për të mundësuar përballimin e sfidave në rrugën e integrimit të plotë të vendit.

KOMENTE