Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
4 të rinj humbin jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë (VİDEO)
English

4 të rinj humbin jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë (VİDEO)

Katër të rinj, mes tyre motër e vëlla humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, në Tiranë.
Të rinjtë po udhëtonin me automjeti tip ‘BMW’ me targë AA533IU, nga Kamza në drejtim të Tiranës.
Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur Jugjena Muçaj 18 vjeçe dhe 14-vjeçari Klevis Muçaj, motër e vëlla.
Dy viktimat e tjera janë Alfred Beluli 25 vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe Fatjon Driza, 22 vjeç.

Ata humbën jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip ‘BMW’ me të cilin po udhëtonin. Automjeti me targa AA533IU doli nga rruga në vendin kur zbret për në bulevardin blu. Fillimisht 4 të rinjtë e përfshirë në aksident mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por plagët e shumta të marra në aksident kanë rezultuar fatale për ta.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
2112

KOMENTE