English

Dita e Tokes festohet dhe ne Shqiperi

Ne kuader te dites 22 prill, shume nga shoqatat mjedisore po zhvillojne aktivitete per te festuar kete dite ne pjese te ndryshme te vendit. REC Shqiperi ka vendosur t'i bashkengjitet aktiviteteve te disa prej shoqatave mjedisore qe jane te vendosura ne pjesen perendimore e bregdetare te Shqiperise qe festojne kete dite bazuar dhe mbi tematiken e ketij viti "Qytete te gjelberta".
Keto aktivitete ju bashkengjiten dhe nje nisme mjaft interesante te ndermarre nga Ambasada Amerikane qe do ta festoje duke nisur nje udhetim 4 ditor me bicikleta, nga Shkodra ne Sarande. Diplomate te Ambasades Amerikane do te nxjerrin ne pah bukurite e medha natyrore te Shqiperise dhe do te nxisin nje mjedis me te paster.
Aktiviteti i dates 22 prill u zhvillua ne sheshin para Bashkise Shkoder dhe u organizua nga Qendra e Informacionit Aarhus Shkoder. Ne kete aktivitet qe do te promovoje traditen mjaft te bukur te ecjes me bicikleta qe ky qytet ka, morren pjese Kryetari i Bashkise Shkoder, Z. Lorenc Luka, zv/Ambasadori i ShBA-ve ne Shqiperi Z. Henry Jardine, Drejtori i REC Shqiperi Z. Mihallaq Qirjo, Drejtoriesha e Qendres Aarhus Shkoder Znj. Alminda Mema dhe nje numer i madh perfaqeuesish te komunitetit dhe nxenesish nga shkolla te ndryshme. Gjate ketij aktiviteti u organizua dhe nje ekspozite me foto dhe materiale informuese qe do te sherbejne per te rritur ndergjegjjen e qytetareve ne lidhje me mjedisin dhe ruajtjen e tij.
Ky aktivitet do te pasohet dhe nga aktivitete te tjera ne Lezhe e me pas, ne ditet ne vijim nga aktivitete te shoqatave te tjera ne Durres, Vlore, Himare, Sarande etj.

KOMENTE