English

Ekzekutohet me armë zjarri për vdekje 35 vjeçari Aurel Zerka

Mbremjen e djeshme rreth ores 22:00 ne hyrje te lagjes "Ali Demi"ne Tirane eshte ekzekutuar me arme zjarri per vdekje 35 vjeçari Aurel Zerka.

Policia e mberritur ne vendngjarje pasi ka shoqeruar dhjetra deshmitare ka arritur te ıdentifikoje vrasesin e viktimes 40 vjeçarin Agron Goxhaj.

Autori është larguar së bashku me armën e krimit, duke përfituar edhe nga errësira.

Policia tha se është vënë në ndjekje te tij. Zerka, 35 vjeçar nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda, të marra nga arma e zjarrit që rezultuan të ishin vdekje prurës për të.

KOMENTE