Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çfarë janë hormonet e tiroides. Zhbalancimi i tyre dhe problemet që sjellin
English

Çfarë janë hormonet e tiroides. Zhbalancimi i tyre dhe problemet që sjellin

Çfarë janë hormonet e tiroides?
Hormonet tiroide stimulojnë metabolizmin e qelizave. Ato prodhohen nga gjëndëra tiroide e cila është e vendosur në pjesën e poshtme të qafës, nën mollën e Adamit. Gjëndra përfundon rreth laringut (trakesë) dhe ka formën e një fluture. Gjëndra tiroide heq jodin nga gjaku (i cili vjen kryesisht nga një dietë me ushqime të tilla si produkte deti, bukë dhe kripë) dhe e përdor atë për të prodhuar hormone tiroide.
Çfarë është Hipertiroidismi dhe cilat janë simptomat e tij?
Hipertiroidismi është një gjendje në të cilën një gjëndër tepër aktive e tiroides prodhon një sasi të tepërt të hormoneve tiroide që qarkullojnë në gjak. Hipertiroidismi mund të imitojë probleme të tjera shëndetësore, të cilat mund t’a bëjnë të vështirë diagnostikimin. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë një shumëllojshmëri të shënjave dhe simptomave, të cilat janë:
• Djersitje e tepruar
• Jo tolerance nga ngrohja
• Lëvizje e shtuar e zorrëve
• Dridhje të lehta të gishtave dhe duarve
• Nervozizëm, ankth dhe irritim
• Rrahje të shpejta zemre (takikardi) - rrahje të parregullta zemre (aritmi) ose palpitacione të saj
• Humbje peshe edhe kur oreksi, sasia dhe lloji i ushqimit që hani mbetet i njëjtë
• Lodhje, dobësi e muskujve
• Ulje përqëndrimi
• Çrregullime menstruale
• Oreks i shtuar
• Zmadhim i gjëndres tiroide
• Pagjumesi
• Hollim i lëkurës, flokë dhe thonj të brishtë dhe të hollë
Të moshuarit kanë më shumë gjasa që të mos kenë asnjë shenjë apo simptomë. Medikamente të quajtur beta bllokues, të cilat përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të tjera, mund të maskojnë shumë nga shenjat e hipertiroidismit.
Si diagnostikohet Hipertiroidismi?
Ky mund të dyshohet nga simptomat e përmendura më lart. Në të gjitha rastet, për të konfirmuar diagnozën është i nevojshëm një test gjaku për matjen e nivelit të hormonit TSH , kryhet edhe një ekzaminim ekografie i gjëndrës tiroide. Pacientet që janë në dyshim për shkak të simptomave që mund të kenë vënë re në lidhje me tiroiden, mund të shfrytëzojnë ofertën e prezantuar nga Qendra Diagnostike Alfa e vlefshme gjatë gjithë muajit maj 2014, e cila permban edhe ekografine e gjëndrës tiroide. (shiko në fb: qendradiagnostikealfa)
Si trajtohet Hipertiroidismi?
Opsionet për trajtimin e Hipertiroidismit janë: 1-Trajtimin e simptomave, 2-barna antitiroid, 3-jodi radioaktiv, 4-kirurgjia
Trajtimi i simptomave - Një nga barnat kryesore të përdorura për trajtimin e disa simptomave janë beta-bllokuesit. Këto medikamente kundërveprojnë efektin e hormoneve tiroide për të rritur metabolizmin, por ato nuk e ndryshojnë nivelin e tyre në gjak. Mjeku përcakton trajtimin e pacientëve në bazë të një sërë faktorësh, si mosha e pacientit, madhësia e gjëndrës tiroide dhe prania e sëmundjeve të tjera.
Barna antitiroid - Ka dy barna kryesore antitiroid në dispozicion: methimazole dhe propylthiouracil. Këto barna grumbullohen në indet tiroide dhe bllokojnë prodhimin e hormoneve prej saj. Rreziku kryesor nga përdorimi i këtyre medikamenteve është frenimi i prodhimit të qelizave të bardha të gjakut (të nevojshme për të luftuar infeksionet) nga palca e kockave. Pacientët të cilët marrin methimazole ose propylthiouracil duhet të konsultohen menjëherë me mjekun nëse kanë ethe, dhimbje fyti, apo ndonjë shenjë infeksioni.
Jodi radioaktiv - Ky jepet nga goja (me pilula ose lëng). Ai kapet nga qelizat mbiaktive të tiroides dhe i shkatërron ato. Përderisa jodi kapet vetëm nga qelizat tiroide, shkatërrimi nga kjo terapi është lokal dhe nuk ka efekte anësore. Jodi radioaktiv përdoret në mënyrë të sigurtë prej 50 vjetësh, por nuk rekomandohet në shtatzëni dhe gjatë dhënies së gjirit. Në përgjithësi, më shumë se 80 % e pacientëve kurohen me një dozë të vetme të jodit radioaktiv. Që tiroidja të bëhet normale do të duhen 8 deri 12 javë pas terapisë.
Kirurgjia - Kirurgjia për të hequr pjesërisht gjëndrën tiroide ishte një herë një formë e zakonshme e trajtimit për Hipertiroidisëm. Qëllimi është për të hequr indet tiroide që prodhojne hormonin e tepërt, por nëse hiqen shumë inde, mund pas saj të rezultojë një prodhim i pamjaftueshëm i hormoneve tiroid (hipotiroidisëm). Në këtë rast, fillohet terapi për zëvendësim tiroidesh. Futja e terapisë së jodit radioaktiv dhe barnave antitiroid, shmang operacionin dhe komplikimet që mund të vijnë prej tij.
Çfarë është më e mirë për ju?
Nëse jeni të shqetësuar se mund të keni një sasi të tepërt të hormoneve tiroide, ju duhet të kryeni një diagnostikim nëpërmjet një ekografie të gjendrës tiroide dhe analizës TSH nëpërmjet gjakut. Mjeku do vendosë për hapin tjetër. Mos harroni se Hipertiroidismi është shumë i zakonshëm, por me mjekët tejet profesionistë që disponon Qendra Diagnostike Alfa, ai diagnostikohet dhe trajtohet me lehtësi.

KOMENTE