English


PD-ja: Raporti i Edi Ramës me legalizimet është një histori e turpshme mashtrimi

Zëdhënësja Vorpsi denoncon projektin e Ramës që do t’u kushtojë më shumë qytetarëve, dhe përpjekjet e tij për të zbukuruar gënjeshtrën elektorale.

Raporti i Edi Ramës me legalizimet është një histori e turpshme mashtrimi, abuzimesh dhe nëpërkëmbje të dinjitetit të qytetarëve. Si kryetar Bashkie, Edi Rama e kishte detyrim ligjor të plotësonte dokumentacionin tekniko-ligjor për mijëra familje që kishin nevojë për legalizim. Por ndonëse ALUIZNI i mori dosjet nga Bashkia vetëm në vitin 2008, ato ishin bosh, të paplotësuara. Si kryebashkiak Edi Rama nuk e ka zbatuar këtë detyrim ligjor, ka abuzuar, ka mashtruar dhe ka shembur shtëpi duke e bërë pluhur mundin dhe djersën e shumë qytetarëve. Historia e mashtrimeve të Ramës me legalizimet vazhdon me premtimin elektoral për legalizim falas. Projekti që ai ka, vërtetohet plotësisht se do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se më parë. Do t’u kushtojë 1.3 miliardë lekëvit. Dhe letrat me vlerë tani do të mbulojnë dy herë më pak tarifat e legalizimit, se sa më parë. Tarifën e shërbimit, që Rama premton se nuk do t’ua marrë qytetarëve e kanë paguar tashmë 80% e atyre që kanë nevojë të legalizohen. Ka 7 muaj në krye të Aluzinit, nuk ka bërë gati as edhe një dosje të vetme.
E centralizoi shërbimin, duke rritur shanset për abuzim dhe korrupsion, por tapitë që po shpërndan me regji qendrore janë po ato të përgatitura nga qeverisja e Partisë Demokratike. Edi Rama ka një problem me legalizimet. Ato i kujtojnë cdo shqiptari dhe atij vetë megamashtrimin për legalizime falas. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër sado ta zbukurosh me regji qendrore.

KOMENTE