Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli: SHIU përgjoi diplomatët e huaj
English

Kodheli: SHIU përgjoi diplomatët e huaj

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin 'Top Story' të gazetarit Sokol Balla, ne kanalin "Top Channel"ka folur për akuzat ndaj ushtrisë për trafik droge, për përplasjet me Presidentin e Republikës dhe projektligjin e ri për Forcat e Armatosura.

Intervista

Sokol Balla: Zonja ministre, sa avionë me drogë keni ulur këto ditë?

Mimi Kodheli: Ushtria nuk bën të tilla gjëra. Misioni i saj është vetem mbrojtja e qytetareve.


Sokol Balla: Zonja ministre, si i përjetuat gjithë këto akuza?

Mimi Kodheli: Kam qenë një nga ministrat e parë që kam demaskuar publikisht përmes çuarjes në prokurori të disa dosjeve, për keqpërdorim të ushtrisë shqiptare. Nuk më ka shkuar kurrë në mend që nga paranoja e sëmurë të arrihej deri këtu. Ata që e inskenuan gjithë këtë dëmtuan ushtrinë dhe vendin që është anëtar i NATO-s.

Sokol Balla: Po ndryshimin e qëndrimit të shërbimeve sekrete si e shpjegoni?

Mimi Kodheli: Kjo ishte diçka e inskenuar për të tërhequr vëmendjen nga problemet e vërteta, nga ato probleme që po investigoheshin. U inskenua një situatë që për fat të keq përfundoi si një tullumbac. Ata që e ngritën gjithë këtë baltë për turpin e tyre, duhet t’u kërkojnë të falur Forcave të Armatosura. Unë kam dalë disa herë në Parlament dhe kam thënë se FA nuk janë të involvuara në asnjë nga këto gjëra. Ne kemi kërkuar nga organet kompetente, përfshirë SHISH, për të investiguar diçka që sot rezulton e pavërtetë dhe që Ministria e Mbrojtjes, FA dhe infrastrukturat e tyre dalin të papërfshira.

Sokol Balla:Ka qenë edhe një deputet i PS i Lazaratit që ka folur për këtë. Në tetor 2012, me indicje të mbledhura nga policia ushtarake, ka pasur sinjalizime se baza e Gjadrit përdorej për një trafik...

Mimi Kodheli: Janë ngjarje të pretenduara për periudhën tetor 2012 - mars 2013. Por ajo që di unë është se ky person që informonte është larguar nga puna dhe me ardhjen në pushtet të qeverisë së re ka thënë se ndodhnin këto gjëra. Ne i kemi marrë seriozisht këto deklarata dhe kemi nisur korrespondencat. Ne jemi në gatishmëri dhe vazhdojmë të jemi.

Sokol Balla:Po policia ushtarake i vijon hetimet për deklaratën e vitit 2012? Dhe ç’mund të na thoni për letrën e SHISH?

Mimi Kodheli: Letra e SHISH nuk është shkruar nga strukturat profesionale të SHISH. Kjo, sepse në letër shërbimi sekret ushtarak quhet ende SHIU, ndërkohë që prej dy vjetësh është Shërbimi Informativ i Mbrojtjes. Ne jemi një institucion serioz që dimë të ruajmë korrespondencën e klasifikuar. Vetëm kur deklasifikohet ajo mund të bëhet publike. Unë u kam kërkuar autorëve të akuzave që të çojnë provat në prokurori, sepse kam qenë krejt e hapur për të bashkëpunuar me të tëra institucionet. Por Forcat e Armatosura nuk duhet të prekeshin.

Sokol Balla: Si i komentoni lajmet e publikuara në media për ju dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë shoqëruar edhe me karikatura?

Mimi Kodheli:Kontaktet me partnerët amerikanë kanë qenë intensivë. Edhe sikur të vërtetohet që ky avion charter është përfshirë në aktivitet ilegal, të rezultojë e vërtetë, nuk janë FA të përfshira. Shqipëria ka trashëguar nga e kaluara e “lavdishme” militare mbetje të llojeve të ndryshme. Sot FA janë një forcë modeste që përmirësohen çdo vit. Që kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s ka ndryshuar komplet mentaliteti i mbrojtjes së qytetarëve. Shqipëria sot në ajër mbrohet dhe monitorohet nga vendet aleate. Pra, Shqipëria është në ajër e sigurtë, sepse këtë e bëjnë aleatët tanë në NATO.

Sokol Balla: Teorikisht, pas sistemit primar që monitorn vijën bregdetare, nëse do të ishin futur duhet të ishin kapur nga këta radarë...

Mimi Kodheli: Ajrin e ruajnë radarë të kategorive të ndryshme, por radarë kemi në Otranto, në Split, në Greqi dhe të gjitha këto, si vende aleate, në mënyrë të koordinuar mbulojnë edhe Shqipërinë.

Sokol Balla: Sa jemi vulnerabël ndaj një trafiku të tillë? A mund të ndodhë?

Mimi Kodheli: Edhe në shtetet evropiane ka hapësira vulnerabël. Prandaj shtetet avancojnë dhe forcohen. Por Shqipëria mbetet një vend modest dhe vulnerabël. Ka pasur disa studime për Shqipërinë dhe disa marrëveshje që i japin Shqipërisë drejtime se ku duhet të jetë me radarët që mbulojnë një sipërfaqe të caktuar tokësore.

Sokol Balla: A po e përballon Shqipëria buxhetin për mbrojtjen që parashikon anëtarësimi në NATO? A janë përdorur paratë?

Mimi Kodheli:Paratë kanë qenë por janë përdorur për të tjera gjëra. Ka shumë për të parë në ministrinë që unë drejtoj. Por FA janë krenaria e këtij vendi. Janë ushtarë që vënë jetën në rrezik, nga Afganistani deri në Gjadër dhe nuk mund të preken. Besoj se ky tashmë është një kapitull i mbyllur. Jemi gati të informojmë të gjitha institucionet me dokumentet që posedojmë. Neve na vijnë informacione dhe nga to rezulton se nuk ka pasur asnjë avion renegat në atë kohë kur supozohet.

Sokol Balla:Një person thotë që e ka parë...

Mimi Kodheli: Do ketë gjithmonë e më shumë avionë në Shqipëri sepse vendi do zhvillohet. Siç ka varka do të ketë edhe avionë. Gjëja që ne duhet të kemi parasysh është: padyshim që duhet të monitorojmë, hetojmë e perfeksionojmë mënyrën e mbikëqyrjes dhe se kush i menaxhon. Kjo nuk është diçka që mund t’u ndalohet njerëzve. Por FA nuk kanë lidhje me këtë.

Sokol Balla:Keni pasur bashkëpunim me SHISH?

Mimi Kodheli: Sigurisht që ka. Bashkëpunimi dhe informacioni që duhet të shkëmbehet është i përgjithshëm, është thuajse një rutinë. Këto institucione duhet të bashkëpunojnë sa më mirë dhe të jenë në shërbim të vendit, jo të personave të caktuar.

Sokol Balla: A ka mbajtur SHISH një pozicion kushtetues dhe korrekt për këtë ngjarje?

Mimi Kodheli:Jo. Në gjykimin tim, jo. Nëse bëhet fjalë për një informacion të klasifikuar të kësaj natyre duhet të bëhet në bazë të një analize të mirëfilltë. Jo të bëhen nga një person. Ministri është aty për të marrë informacion për një operacion, përmes një pune profesionale që në fund del në një konkluzion të caktuar.

Sokol Balla:Për shkak të paaftësisë apo ...

Mimi Kodheli: Nuk e di këtë. Por letra e SHISH lë shumë për të dëshiruar. Pasi përveçse informacioni në të ishte i cunguar, ai duhej ndarë me shërbimet respektive dhe të jetë i besueshëm ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Departamenti amerikan i Mbrojtjes më ka thënë: Ne deri dje nuk mund të ndanim me ju informacione, sepse për shkak të korrupsionit nuk keni qenë të besueshëm. Duhet të fitoni besimin e qytetarëve dhe pastaj të shërbimeve homologe.

Sokol Balla:Po thoni diçka shumë të rëndë, se deri dje nuk mund të ndanin informacion për shkak të korrupsionit. Kjo do të thotë se këto akuza shkonin direkt tek parardhësi juaj? Është kjo e vërtetë?

Mimi Kodheli:Po.

Sokol Balla: Gjithë kjo zallamahi përfundoi për shkak se ndërhynë amerikanët?

Mimi Kodheli:Falë zotit dhe qytetarëve shqiptarë, ne kemi partnerë strategjikë që sa herë që, për shkak të arsyeve krejt banale, FA dhe Ministria e Mbrojtjes goditen me patëdrejtë, ata janë aty dhe kanë vërtetuar se akuzat janë të padrejta. Pra, përgjigjia është po.

Sokol Balla: Si e komentoni deklaratën e dy ditëve më parë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko për komisionin hetimor.

Mimi Kodheli: Për mua komisioni le të shpallet si të shpallet. E rëndësishme është që të ketë një konkluzion.

Sokol Balla: Thatë që Ministria e Mbrojtjes nuk e ka në kontroll Gjadrin…

Mimi Kodheli: Bazat ushtarake ajrore janë në Rinas. Shqipëria ka trashëguar shumë mbeturina nga e kaluara. Forca sot është rreth 8500-9000 dhe të tjerët janë civilë. Por do të rritet gradualisht dhe të kemi trupat që NATO-s i paraqiten si forca të gatshme. Nuk ka më avionë. Sot ka disa helikopterë që kanë dy misione, operacione kërkim-shpëtimi dhe transport trupash sa herë të kenë nevojë. Gjadri ka qenë ish-pronë e ushtrisë dhe në 2012 u hoq nga plani i përhapjes. Po në 2012 u rikërkua për t’u futur prap në planin e përhapjes. Është dashur të përdoret që tunelet dhe pista të përdoren për emergjencat civile në rast përmbytjesh apo fatkqeësive të tjera natyrore. Kur u kthye u quajt qendër grumbullimi. Ne ruajmë tunelet dhe pistën në vëzhdim sepse duke qenë pronë e ushtrisë na takon. Por ushtria shqiptare nuk do të ketë më avionë, përsa kohë mbrohet nga NATO. Gjadri nuk është një pistë funksionale. Atje ka disa kanale në pistë që nuk lejojnë avionët të ulen. Gjadri ka qenë i projektuar për t’u marrë nga Ministria për emergjencat civile. Sot nuk ka asnjë funksion ushtarak. Megjithatë e kemi në kontroll, por me kapacitetet që kemi nuk mund ta kontrollojmë të gjithë hapësirën e Gjadrit.

Sokol Balla: Sistemi i radarëve thatë që nuk ka qenë në funksion, ose është rivënë në funksion tani voë. Për 2 vjet e ca kemi qenë në errësirë? A ka qenë aleanca në dijeni të kësaj, që radarët nuk funksiononin?

Mimi Kodheli: S’e di. Për këtë pyesni paraardhësin tim.

Sokol Balla: Po ju pyes juve.

Mimi Kodheli: Ne kemi shtyrë në kohë përgatitjen e katalogëve të këmbësorisë ndër vite dhe ende nuk e kemi bërë akoma. Por ne do ta plotësojmë brenda 2014-ës këtë.

Sokol Balla : A është harxhuar 2 përqind e PPB-së që na kushtëzon anëtarësimi në NATO?

Mimi Kodheli: Jo domosdoshmërisht jo të gjitha vendet anëtare e kanë realizuar për shkak të krizës financiare. Ne kemi gënjyer NATO-n duke thënë që 1.3-1.4 përqind kemi shpenzuar, por këtu janë përfshirë edhe fondet për ushtarakët në rezervë. Ne i pastruam këto lista duke e nxjerrë këtë fond nga këto shpenzime dhe e kemi ulur në 0.2 përqind të PPB.

Sokol Balla: Keni qenë e para që keni cuar në prokurori disa dosje për korrupsion. Nuk e di realisht sa politikisht kanë qenë të motivuara dhe sa bazuar në fakte?

Mimi Kodheli: Kam një profesion që titullin e kam merituar sepse kam djersitur. Jam financiere dhe e di ku të shkoj të gjej se cilat kanë qenë abuzimet me paratë e taksapaguesve. Ka patur shumë të vërteta dhe vërtetësi në ato që kam cuar në prokurori. Unë besoj që Forcat e Armatosura në të kaluarën janë keqpërdorur duke shkelur misionin kushtetues të tyre. Dy raste, forcat speciale janë përdorur për të ruajtur një kampionat krejt banal mundjeje. Rasti tjetër është në prokurori dhe unë mund të ndaj shumë pak me ty, janë përdorur forcat speciale, kanë blerë ca pajisje speciale për të kërkuar flori në ca male.

Sokol Balla: Është e vërtetë kjo? Nuk është barcaletë?

Mimi Kodheli: Në fakt është e vërtetë dhe shkelje kushtetuese. Është keqpërdorim i pastër i Forcave të Armatosura. Ajo që më ka shqetësuar është fakti që Shërbimi Informativ Ushtarak bashkë me disa struktura të tjera është përdorur në mënyrë antikushtetuese për të përgjuar opozitën dhe diplomatë të huaj.

Sokol Balla: Është e rëndë që Ministria e Mbrojtjes të thotë që shërbimi i ushtrisë është përdorur për të përgjuar politikanët shqiptarë, por diplomatët e huaj?! Ky është fillimi i një skandali të përmasave ndërkombëtare që shërbimet tona të përgjojnë ambasadorë të huaj? A keni fakte që ta vërtetojnë.

Mimi Kodheli: Duhet pyetur opozita që duhet të ketë ndonjë harddisk ku janë regjistruar këto. Me gjasë e ka hardiskun të fshehur diku.

Sokol Balla: Në një vend si Shqipëria janë vendosur disa balanca ligjore, shërbimet sekrete nuk mund të përgjojnë në mënyrë të pavarur për shkak se sistemi është ngritur i tillë dhe diku do lënë gjurmë. Shërbimet e ushtrisë mund të kenë përgjuar, por do kishte gjurmë diku, do kishte një firmë diku, një vulosje diku, do kishte gjurmë diku.

Mimi Kodheli: Unë shpreosj dhe besoj te organet e pavarura që do të hetojnë drejt mbi një ndër aferat dhe skandalet më të mëdha të përdorimit dhe keqpërdorimti antikushtetues të SHIU. Unë jam këtu për të denoncar. Nuk jam prokuroria.

Sokol Balla: Kjo dosje nëse vërtetohet është e tmerrshme për fatet e demokracisë shqiptare, por edhe përballë vendeve të aleancës? Kur ju pyeta a keni fakt, ju më thatë po. Si i keni gjetur këto fakte?

Mimi Kodheli: Nga brenda ministrisë, procedura të shkelura, rregulla të shkelura jashtë cdo morali dhe në shkelje të plotë me ligjit. Ne kemi një Drejtori Ekspertimi dhe mbështetjen e të gjitha Forcave të Armatosura që janë në anën e drejtë të skalonit, sepse ka qenë edhe vetë ushtria e interesuar të pastrohet nga ky skandal.

Sokol Balla: Ju keni patur dëshmi që kjo ka ndodhur, por thoni që faktet i keni marrë jashtë. Nga partnerët? Për cfarë bëhet fjalë, për bisedat mes jush?

Mimi Kodheli: Janë shpenzuar 1.6 mln euro për një pajisje që janë përgjuar politikanët në këtë vend.

Sokol Balla: Sot prokuoria ka prova që e vërtetojnë këtë?

Mimi Kodheli: Sipas meje po. Por duhet të ruaj konfidencialitetin derisa prokuroria të mbyllë hetimin e kësaj cështje.

Sokol Balla: Kush janë nën akuzë?

Mimi Kodheli: Të gjithë titullarët, Ministri, ish-ministri….

Soko Balla: A ka skandale të tjera që përfshihet ministria jonë e që nuk i shpëton do fokusit?

Mimi Kodheli: Unë nuk dua të flas për këtë gjë. Ajo është pjesë e punës që nuk do të ketë më keqpërdorim parash, që nuk do të ketë më abuzime, që paratë do të shpenzohen për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Do të shikojmë bazën ligjore që do të vijë si paketë në Kuvend. Risia është që do të ketë njerëz që do të bëjnë karrierë të mirëfilltë ushtarake dhe njerëz që do të bëjnë atë punë për aq vite sa i kanë caktuar dhe më pas do të lirohen. Kemi dalë në një konkluzion që drafti që ka kaluar në qeveri është ndër më të mirët.

Sokol Balla: Shpresojmë që t’ua miratojë Presidenti i Republikës?

Mimi Kodheli: Edhe unë shpresoj sepse me të vërtetë është ndër ligjet më të mira.

Sokol Balla: Ju keni dy rekorde, për herë të parë në historinë e Shqipërisë në krye të një ministrie të tillë është vendosur nëj zonjë, nga ana tjetër jeni ministri i parë i mbrojtjes që ëshë futur në një konflikt, apo debat të ashpër jo vetëm me Presidentin, por edhe me komandantin e Forcave të Armatosura. Në këtë debat janë përfshirë gjeneralë dhe deri tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Gjithë situata nuk është aspak e këndshme, që ka një debat të tillë publik tek ushtria….

Mimi Kodheli: Dua t’ju them që Ministria e Mbrojtjes dhe dhe Shtabi nuk kanë nxjerrë asgjë nga e gjithë ajo që ju e konsideroni një debat. Asgjë që i kanë lënë kufijtë e asaj që ne duhet të nxjerrim. Kam besuar dhe besoj që institucioni i Presidentit është ai që ekziston atje për të ruajtur Kushtetutën. Shqipëria është një republikë parlamentare, jo presidenciale. Kemi disa reminishenca nga e kaluara lidhur me Komandantin e Përgjithshëm të FA. Ai i dikurshmi shihte kudo armik dhe vendoste për të gjithë për ushtrinë dhe sot kemi gjithë këto vite që nuk pastrohemi nga reminishenca. Për aq kohë sa në 2009 ka ndryshuar në mënyrë drastike në mënyrën se si Shqipëria mbrohet, ne sot duhet të kemi më tepër aktivitet. Sot ne flasim për një mënyrë organizimi të reparteve të asaj që quhet plani i përhapjes, është për arsye të mënyrës sa më të shpejtë të përgigjjes operacionale kur na kërkohet kjo gjë, duke mos harruar që ushtria është pjesë edhe e emergjencave civile.

Sokol Balla: A mund të quhet emergjencë pastrimi i mbeturinave anës rrugëve?

Mimi Kodheli: Është padyshim emergjencë. Ne e kemi bërë këtë edhe si një akt qortimi ndaj shoqërisë për të ndërgjegjësuar shoqërinë civile. Deri dje në ligj kanë qenë pjesë e reminishencave.

Sokol Balla: I referoheni pjesës që i heq Presidentit të drejtën për zgjedhjen e kreut të Shërimit të Ushtrisë?

Mimi Kodheli: Kemi 8500 ushtarë dhe një shërbim inteligjence prej 500 vetësh. Imagjinoni kur kishim 70 mijë ushtarë, kishim vetëm 6. Në dijeninë time nuk ka asnjë shërbim informativ ushtarak që është në varësi të Presidentit të Republikës.

Sokol Balla: Pse nuk informuat Presidentin për zotin Gërveni në NATO dhe në bazë të ligjit, por informuat Gërvenin për lirimin e tij?

Mimi Kodheli: Më 5 dhjetor unë kam njoftuar Presidentin që në mes të janarit mbaronte mandati i Gërvenit, pastaj e kam njoftuar edhe në shkurt, e kam njoftuar 3 herë në mars për t’i thënë që zotërisë i ka përfunduar mandati. Më vjen keq që korrespondenca e atij zotërisë është bërë publike. Dokumentet zyrtare të publikuara nga Presidenti dhe kjo për mua është e patolerueshme. Zotëria do të kthehet pas dekretimit të Presidentit.

Sokol Balla: Presidenti la të kuptohej se edhe ai nuk kishte ndërmend të pengonte zëvendësimin e Gërvenit…cfarë ndodhi?

Mimi Kodheli: Ka ndodhur. Gërveni e ka lënë detyrën, zëvendësuesi i tij pritet të ndodhë. Në rastin e gjeneral Zaimit, më vjen keq të them, por nëse jemi për shtetin e së drejtës dhe shtetin ligjor sepse ai ka fituar në të gjitha nivelet duke fituar të drejtën e tij me gradën gjeneral-major, ai duhet të rikthehet. Ai është nxjerrë në rezervë vite më parë.

Sokol Balla: Duket sikur ligjet tuaja janë personale, vetëm sepse Presidenti e ka emrin Bujar Nishani?

Mimi Kodheli: Gjërat ndodhin shumë shpejt dhe duhet të jemi dinamikë në vendimmarrje, sic e tregoi edhe rasti i Krimesë.

Sokol Balla: Është një teleshikuesa që pyet për strehimin e ushtarakëve…

Mimi Kodheli: Jo vetëm strehimi, por edhe probleme të tjera të Forcave të Armatosura janë të trashëguara. 40 përqind e pronave të ushtrisë janë të regjistruara, janë pronat e ushtrisë. Shumë janë në procese gjyqësore. Këto situata bëjnë pjesë tek shqetësimi i madh që ka ardhur tek mënyra se si janë privatizuar pronat e ushtrisë apo se si janë menaxhuar ato. Është në parësinë time që të sigurohet strehimi i ushtarakëve.

Sokol Balla: Për SHQUP-in, keni hequr dorë besoj?

Mimi Kodheli: Fakti që presidenti nuk e firmos planin e përhapjes të strukturave të reja të ushtrisë që është bërë gjatë kohës kur ishte qeveria Berisha në pushtet…. Në atë plan SHQUP-i ishte një nga asetet kryesore të ushtrisë. U hoq pa propozimin e Shtabit, madje me kundërshtimin e tij, me një firmë të ministrit dhe presidentit, pa pyetur se si ishte plani i përhapjes së ushtrisë.

Sokol Balla: Ka kaluar shumë kohë tashmë, po për armët kimike, u bë mirë apo keq?

Mimi Kodheli: Kam takuar shumë përfaqësues të lartë të DASH, të Departamentit të Mbrojtjes dhe mendoj që gjëja e fundit që partnerët tanë strategjikë mendonin ishte që t’i bënin dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria ishte e përgatitur për këtë gjë. Situata nuk u menaxhua sic duhet as nga ana jonë, as nga përfaqësuesit e SHBA. Disa gjëra ishin aty, disa ishin të papërcaktuara mirë. Nuk dihej sa material kishte, cfarë ishte materiali, si do të dilte prej atje. Kishte shumë gjëra në zhvillim dhe ata vetë ishin të paqartë. Ne u munduam të bënim më të mirë në favor të qytetarëve shqiptarë.

Sokol Balla: Jeni përfolur që mund të jeni një nga emrat që plotësojnë kriteret për kandidate e Bashkisë së Tiranës, e keni menduar këtë?

Mimi Kodheli: Shpresoj që të jem konsekuente në gjërat që kam thënë. Jam një person i lindur dhe i rritur në Tiranë, e dua shumë si qytet. Kam patur fatin e madh të punoj krah Ramës në vitet kur Tirana transformohej në mënyrë drastike. E kam bërë pjesën time, e kam dhënë kontributin tim për qytetin tim, për mua kjo mjafton. Sot jam duke bërë një gjë tjetër dhe shpresoj të vlerësohem nga njerëzit sepse unë gjërat i bëj me zemër së pari.

KOMENTE