English

Udhezim per zgjedhjen e strukturave demokratike në kryeqytet

S. Topi - Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike ka miratuar udhëzimin e tretë posaçërisht për zgjedhjen e strukturave demokratike në kryeqytet. Procedurat që do të ndiqen për zgjedhjet e kryeqytetit janë prezantuar dje para të zgjedhurve të kryetarit të cilët do të koordinojnë procesin në gjithë qarkun e Tiranës. Udhëzimi prej 5 faqesh detajon procedurat dhe ripërtëritjen e bazës së të dhënave të anëtarësisë demokrate por dhe të procesit të zgjedhjes së strukturave për degën e Tiranës. Në të konsiderohet si domosdoshmëri forcimi dhe zgjerimi i radhëve të PD-së në kuadër dhe të rritjes së performancës opozitare. Në 20 pika saktësohen detyrat për çdo grupseksion i cili do të bëjë anëtarësimet e reja por dhe do të kryej procesin e ripërtëritjes së të dhënave. Kryetari ka caktuar si detyrë që të ftohen për t’u bërë pjesë e PD-së të gjithë ata që janë identifikuar si votues të saj. “Çdo votues potencial i PD-së, i identifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të ftohet për t’u anëtarësuar në Partinë Demokratike. Secili votues të njoftohet për procesin përmes letrës ftuese të kryetarit të PDSH-së”, - thuhet në pikën 3 të udhëzimit. Raporti përfundimtar i rifresktimit të të dhënave në nivel grupseksioni duhet të jetë gati brenda 2 qershorit për t’u pasur me krijimin e dosjes së çdo seksioni që përmban listën e anëtarësisë demokrate dhe formularët e plotësuar prej tyre.

UDHEZIM

Nr.3 datë, 03.05.2014

Për fushatën e anëtarësimeve të reja dhe ripërtëritjen e bazës së të dhënave të anëtarësisë së Partisë Demokratike për degën e Tiranës.

Organizimi i strukturave të Partisë Demokratike në degën e Tiranës, intesifikimi i aktivitetit politik opozitar të tyre në të gjithë territorin e kësaj dege, përbën një rëndësi të veçantë. Zgjedhjet e përgjithshme të PD-së së Tiranës, të cilat do të zhvillohen së afërmi si dhe analiza e veprimtarisë politike dhe e zgjedhjeve të fundit parlamentare, bëjnë të domosdoshme përgatitjen e anëtarësisë për këtë proces kaq të rëndësishëm. Për këto arsye, mbështetur në Nenet 12; 13; 14; 15; dhe 38 të Statutit të PDSH-së, të merren masat e menjëhershme për zgjerimin e anëtarësimeve, ripërtëritjen dhe popullimin e bazës së të dhënave të anëtarësisë së Partisë DPemokratike për degën e Tiranës. Fushata e anëtarësimeve të reja dhe ripërtëritjes së të dhënave të regjistrimit të anëtarësisë të përfshijë çdo strukturë të Partisë Demokratike në degën e Tiranës me synim zgjerimin e bazës së anëtarësisë dhe rifreskimin e të dhënave të Regjistrit Themeltar të Anëtarësisë të PD-së.

OBJEKTIVAT E PROCESIT

Ky proces synon ripërtëritjen dhe fuqizimin e anëtarësisë së PD - dega Tiranë, përmes kryerjes së anëtarësimeve të reja si dhe verifikimin e anëtarësisë ekzistuese në të gjitha seksionet.

Rritja e performances opozitare të PD në të gjitha strukturat organizative e drejtuese të saj kërkon zgjerimin e mëtejshëm të anëtarësisë drejt grupimeve të ndryshme shoqërore si dhe brezit më të ri e me përfaqësues në opinionin publik, vitalizimin e saj si dhe rritje të përfaqësimit elektoral. Zgjerimi i mëtejshëm i përfaqësimit elektoral dhe rritja cilësore e anëtarësisë duhet të jenë objektiva parësorë të këtij procesi.

Po aq e rëndësishme për aktivizimin e strukturave bazë si dhe përgatitjen e bazës së të dhënave për procesin e afërt të zgjedhjeve të përgjithshme të PD, është edhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese si dhe saktësimi përfundimtar i bazës ekzistuese të të dhënave si në çdo degë të Shqipërisë edhe në degën e Tiranës.

PROCEDURAT QE DOTE KRYHEN DHE AFATET

1. Çdo grupseksion i degës së PD Tiranë, të bëjë organizimin e fushatës së anëtarësimeve dhe procesit të ripërtëritjes së të dhënave duke i kushtuar kujdes të veçantë njoftimit të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve mbi modalitetet e procesit.

2. Brenda dy ditëve nga dalja e këtij udhëzimi çdo grupseksion të depozitojë në Selinë Qendrore të PD-së, një kopje të listës të votuesve potencialë të PD, identifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

3.Çdo votues potencial i PD-së i identifikuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të ftohet për tu anëtarësuar në Partinë Demokratike. Secili votues të njoftohet për procesin përmes letrës ftuese te Kryetarit të PDSH-së.

4. Për mbarëvajtjen e procesit, të hapen zyra regjistrimi në çdo grupseksion. Në qytetin e

Tiranës të hapet një zyrë për jo më shumë se 35 seksione (qendra votimi).

5. Për të realizuar shpërndarjen e letrës ftuese për anëtarësim, në çdo seksion të ngrihen grupe pune në përbërje të cilëve të ketë edhe përfaqësues Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike.

6. Brenda 7 ditëve nga fillimi i procesit, të realizohet shpërndarja e të gjitha letrave ftuese për anëtarësim tek votuesit potencialë të PD-së.

7. Në bazë të hierarkisë në çdo grupseksion të përcaktohen personat përgjegjës të cilët të ndjekin procesin në nivel seksioni.

8. Procesi i anëtarësimeve të reja të intensifikohet dhe të vazhdojë në përputhje me statutin e

PD-së në të gjithë grupseksionet.

9. Të ftohen të gjithë anëtarët e LDGSH-së dhe FRPD-së si dhe simpatizantët e tyre që t’i bashkohen fushatës së anëtarësimit për tu bërë pjesë e PD-së.

10. Në çdo grupseksion të degës së PD Tiranë, delegohen koordinatore nga Selia Qendrore e PD-së, të cilët bashkërendojne punën për gjithë procesin e regjistrimit të të dhënave të anëtarësisë ekzistuese dhe regjistrimin e anëtarësimeve të reja.

11. Për çdo seksion të ngarkohet nga një person përgjegjes për mbarevajtjen e procesit.

12. Brenda 3 ditëve nga marrja e detyrës, të ngarkuarit me punë pranë çdo seksioni të depozitojnë pranë koordinatorit nga Selia Qendrore e PD-së grafikun dhe personat përgjegjës për organizimin e procesit në çdo seksion të PD-së.

13. Brenda 5 ditëve nga dalja e këtij udhëzimi drejtuesit e LDGSH-se dhe FRPD-së të çdo grupseksioni të depozitojnë pranë koordinatorit të Selisë Qendrorë listën e anëtarësisë së tyre në përputhje me pikën 17 të këtij udhëzimi. Një kopje e këtyre listave të dërgohet në Selinë Qendrore të PD-së.

15. Formati i formularit të regjistrimit të anëtarësisë PD-A01 do të jetë sipas formatit tip që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

16. Të ftohen të gjithë anëtarët e PD-së të plotësojnë formularin PD-A01 me qëllim saktësimin dhe përditësimin e të dhënave të tyre. Formularëve PD-A01 për çdo anëtar t’i bashkëngjitet fotokopja e dokumentit të identifikimit të anëtarit.

17. Anetarët e FRPD-së që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe anëtarët e LDGSH-së, të ftohen për të plotësuar formularin PD-A01 sipas praktikes që do të ndiqet me anëtarësinë ekzistuese të PD-së.

18. Çdo formular duhet të plotësohet nga anëtari në prezencën e personit përgjegjës për anëtarësimet dhe të firmoset nga anëtari dhe nga personi përgjegjës, i cili do t’i japë anëtarit kundrafletën e firmosur të formularit.

19. Koordinatorët e caktuar pranë çdo grupseksioni duhet të depozitojnë çdo 3 ditë në Selinë

Qendrore formularët e plotësuar dhe mbledhur nga seksionet.

20. Të ftohen gjithashtu të rifreskojne të dhenat e tyre në degët përkatëse dhe/ose në selinë qendrore të PD-së:

a. Deputetët e zgjedhur apo me banim në territorin e degës.

b. Kryetarët e Komunave dhe Bashkive që janë anëtarë të PD-së dhe banorë të Degës Tiranë.

c. Të gjithë të zgjedhurit në këshill qarku/bashkiak/komunal që janë anëtarë të PD-së dhe banorë të Degës Tiranë.

d. Anëtarët e strukturave drejtuese Kombëtare të PD-së me banim në Degë.

RAPORTIMI DHE PERFUNDIMII PROCESIT

1. Deri në datën 2 Qershor 2014 duhet të përmbyllet procesi i rifreskimit të të dhënave në nivel Grupseksioni.

2. Ndërkohë në çdo seksion të krijohet dosja e seksionit që përmban: Listën e anëtarësisë

dhe një kopje të formularit të anëtarësimit të çdo anëtari.

3. Strukturat qendrore të marrin masat për verifikimin e të dhenave të formularëve dhe integrimin e tyre në një regjistër unik kombëtar të anëtarësisë.

4. Çdo formular mbasi të kalojë procesin e verifikimit të arkivohet në arkivin e Selisë

Qendrore të PDSH-së.

Ky udhëzim hyn ne fuqi menjehere.

14. Regjistri bazë i anëtarësisë do të përmbaje të gjitha të dhënat e mëposhtme:

1.1. Emri

1.2. Datëlindja

1.3. Vendlindja

1.4. Gjinia

(Emri Atësia Mbiemri) (Data Muaji Viti)

(Qyteti/Fshati/Komuna)

1.5. Nr. Personal (I pasqyruar në letërnjoftim/pasaporte)

1.6. Adresa e plotë e banimit

2.1. I/e punësuar

2.2. Pozicioni aktual i punësimit

2.3. Arsimi

2.4. CV bashkëngjitur

2.5. Punëdhënësi:

3.1. Nr. Telefoni Celular

3.2. Nr. Telefoni fiks

3.3. E-mail @

4.1. Viti i anëtarësimit

4.2. Qyteti anëtarësimit

4.3. Në cilin seksion është aktivizuar

4.4. Nr. i Qendrës së Votimit

4.5. Nr. i votuesve në familje

4.6. A ka anëtarë të tjerë të PD-së në familjen dhe sa në qoftë se.

4.7. Aka pasur pozicione drejtuese në strukturat e PD.

4.8. Detaje mbi pozicionet drejtuese dhe periudhat përkatëse.

KOMENTE