Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E vërteta e avionit në Divjakë. Kronologjia e operacionit policor. Bien akuzat e Berishës. (VIDEO)
English

E vërteta e avionit në Divjakë. Kronologjia e operacionit policor. Bien akuzat e Berishës. (VIDEO)

Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Z. Artan Didi, nё takimin e zhvilluar gjatё ditёs sё sotme me drejtues dhe punonjёs tё strukturave tё Policisё sё Shtetit, ku ishin tё pranishёm Kryeministri i vendit Z.Edi Rama, Ministri i Punёve tё Brendshme, Z.Saimir Tahiri, si dhe drejtues tё tjerё tё lartё tё Ministrisё sё Brendshme e Policisё sё Shtetit, prezantoi operacionin e zhvilluar nё Divjakё dhe kronologjinё e ngjarjes.

Nё vijim fjala e plotё e Drejtorit tё Pёrgjithshёm tё Policisё sё Shtetit nё kёtё takim:

Mё datё 10.05.2014 nё zonёn e Divjakёs forcat e Policisё sё Shtetit zhvilluan njё operacion policor, gjatё tё cilit u bё i mundur arrestimi i shtetasit Saimir Bajrami, vjeç 39, banues nё Durrёs dhe shtetasit italian Giorgio Riformato, piloti i aeroplanit Piper I-GRMP, nё cilёsinё e personave tё dyshuar nё veprimtarinё kriminale tё trafikimit tё lёndёve narkotike hetimet vazhdojnё.

Mё lejoni qё nё interes tё njё transparence sa mё tё plotё pёr tё gjithё tё interesuarit e publikun e gjёrё tё bёj njё prezantim tё shkurtёr tё veprimeve policore, por dhe tё veprimeve tё agjensive tё tjera nё fushёn e sigurisё tё transportit ajror deri nё momentin e arrestimit tё autorёve tё dyshuar, veprime kёto tё dala nga tё dhёnat qё policia siguroi gjatё veprimeve tё para hetimore pёr kёtё ngjarje.



Data/Ora

Kronologjia e ngjarjes



08 Maj 2014 – 10:16


Avioni I-GRMP ulet në aeroportin “Nënë Tereza”. Avioni është nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën. Qëllimi i fluturimit është turistik. Leja e fluturimit nr. 193, lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil.


10 Maj 2014 – 13:26


Avioni I-GRMP, tip PA32, niset nga aeroporti “Nënë Tereza” me destinacion Pescara, Itali.


10 Maj 2014 – 13:50


Avioni, në kuotën 757 metër lartësi, vazhdon fluturimin normal drejt pikës GOKEL. Në pikën DITAN, avioni kthehet majtas, pa kërkuar leje. Kontrollori i trafikut ajror pyet pilotin për aryset e kthesës. Piloti kërkon fluturim për qëllim turistik mbi bregdet. Pas verifikimeve, trafiku ajror aprovon kërkesën e pilotit.


10 Maj 2014 – 13:52


Avioni zbret pa leje në kuotën 212 metër lartësi. Kontrollori i trafikut ajror e kujton pilotin për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin.


10 Maj 2014 – 13:56


Avioni ngrihet në lartësinë 364 metër, por njëkohësisht humbet nga monitorimi i radarit. Avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë radio.


10 Maj 2014 – 13:59


Avioni humbet komunikimin në radio. Kontrollori i trafikut fillon ndjekjen e procedurës së emergjencës.


10 Maj 2014 – 14:11


Shefi i Komisariatit Lushnjë, Nёnkomisar H. Mitri informohet se një avion i vogël po fluturonte nga Bedati dhe po ulej në Divjakë. Ai informon Drejtorin e Përgj. të Policisë dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, tё cilёt urdhёrojnё fillimin operacionit pёr gjetjen e avionit.


10 Maj 2014 – 14:13


Efektivat e policisë së Divjakës nisen drejt vendit të ngjarjes për verifikim të informacionit. Ata njoftojnë sallën operative të kufirit në Durrës dhe Drejtorin Rajonal për Kufirin. Marrin detyrë për bllokimin e zonës.


10 Maj 2014 – 14:18


Sipas procedurave të emergjencës, njoftohet Sektori i Koordinimit të Forcave Ajrore dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit në Forcat e Armatosura. Nis koordinimi i gjithë strukturave.


10 Maj 2014 – 14:20


Efektivat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë mjetin e ulur dhe pilotin, 2 metra larg avionit, teksa mbante nё dorё 2 çanta. Avioni kishte ngecur në rërë, i dëmtuar.


U konstatua se piloti ishte Giorgio Riformato, me nënshtetesi italiane.


10 Maj 2014 – 14:21


Qendra e Kontroll-Raportimit informon zëvendëskomandantin dhe Shefin e Shtabit të Forcave Ajrore mbi të dhënat e planit të fluturimit.


10 Maj 2014 – 14:23


Koordinatori ushtarak pranë Albcontrol Tirana dhe Qendra e Bashkuar Operacionale njoftojnë Postën e Kontroll-raportimit në Hortiatis - Greqi, Licola - Itali dhe Torrejon - Spanjë.


10 Maj 2014 – 14:33


Patrulla e dytë, në aksin Divjakë – Plazh, identifikoi dy automjete të ndaluara buzë rrugës, Mitsubishi me targë AA794HU që po ngarkohej në rimorkio të tërhequr nga Range Rover me targë AA500CX. Një shtetas po largohej nga automjeti në drejtim të pyllit me një çantë të zezë. Policia bllokoi makinat, të dyshuara me ngarkesë lënde narkotike dhe u vu në ndjekje të shtetasit në largim.


10 Maj 2014 – 14:35


Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë u nisën për në vendngjarje Drejtori për Narkotikët dhe Trafiqet Z..Faskaj dhe Shefi i Sektorit të Narkotikëve Z. Selfollari.

10 Maj 2014 – 14:50

U identifikuan personat e ndaluar dhe pronari i automjetit ku gjendej lënda narkotike. U la detyrë verifikimi i pronarit të mjetit ku u gjet lënda narkotike.

Kontaktohet me palën italiane për të verifikuar gjeneralitetet e pilotit italian dhe të dhëna për aktivitet kriminal tё tij.


10 Maj 2014 – 15:30


Shefi i Komisariatit tё Policisё Lushnjё njofton prokuroren e rrethit, (Znj. Merita Selimi )


10 Maj 2014 – 15:35


Mbërrijnë në vendngjarje FNSH-së nga Tirana dhe Fieri. Kufizohet zona e plazhit dhe pyllit të Divjakës. Fillon operacioni i kërkimit.


10 Maj 2014 – 16:04


Policia e Durrësit verifikoi se pronari i makinës Mitsubishi ku u gjet lënda narkotike ishte Julian Hoxha. Ai deklaroi se mjetin ia kishte dhënë në përdorim Sajmir Bajramit, 39 vjeç. Rezultoi se ky shtetas kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë.

10 Maj 2014 – 16:22

Ёshtё njoftuar Prokuroria e Krimeve tё Rёnda


10 Maj 2014 – 16:26


Nga pala italiane jepen tё dhёna lidhur me shtetasin Giorgio Riformato e precedentёt penal tё tij.


10 Maj 2014 – 16:50


Në afërsi të avionit të rrëzuar, në pjesën e pyllëzuar u gjetën 8 çanta, të cilat dyshoheshin si lëndë narkotike. Gjithashtu u gjetën 3 doreza plastike, një sinjal automjeti dhe një flamur. Ato u sekuestruan si prova materiale.


10 Maj 2014 – 17:51


Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” në pyllin e Divjakës u kap Sajmir Bajrami. Në çantën e tij u gjetën 27,550 Euro, çelësat e automjetit dhe leja e drejtimit.


Operacioni pёrfundon:

- me arrestimin e 2 personave

-dhe sekuestrimin e lёndёs narkotike.


Hetimet vijojnё nga Prokuroria e Krimeve tё Rёnda dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Policisё sё Shtetit.

****************************

Policia jep detaje të reja lidhur me pilotin italian, Giorgio Riformato, i akuzuar për trafik droge. Përmes një video që mban datën 10 maj, e filmuar nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Rinasit, duket qartë se Riformato i cili pilotonte avionin që u bllokua në Divjakë i është nënshtruar kontrollit fizik nga personeli i sigurisë së aeroportit.
Nga pamjet duhet se në skaner kalojnë edhe dy çantat e Giorgio Rifromatos. Këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë së aeroportit janë sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa po hetohet dhe komunikimi mes pilotit italian Giorgio Riformato dhe kullës.
Në këtë mënyrë, bien akuzat e ish-kryeministrit Berisha se piloti italian kishte shmangur kontrollin, duke kaluar nga dera e personelit.

“Ky rilindësi i Ramës, Riformato, kalonte nga dera e personelit pa asnjë check up. Kush e kalonte? E kalonte bashkëshorti i ish-shefes së kabinetit të Edi Ramës, Johana Bushi, zyrtare shumë e lartë në Albkontroll. Ish shefe kabineti shikoni si janë kapur pikat këtu. Pra me urdhër të saj kalonte cilindo në aeroport, burri i saj, e shoqja urdhëron burrin e saj për të kryer veprimet sipas udhëzimeve të shefes së saj dhe me rradhë” deklaroi dje Berisha në komunikimin që pati me gazetarët.

2124

KOMENTE