Një gjykatë sudaneze ka dënuar një grua për braktisje, pasi ajo u largua nga Islami dhe u martua me një burrë të krishterë. 
"Ne ju dham tre ditë për të tërhequr mbrapsht, por ju këmbëngulët për të mos u kthyer në Islam. Unë ju dënoj ju me varje deri në vdekje," i tha gjykatësi gruas, raporton AFP. 
Ambasadat dhe të drejtat e grupeve perëndimore i kishin kërkuar Sudanit që të respektojnë të drejtën e gruas shtatzënë për të zgjedhur fenë e saj. 
Mediat lokale raportojnë se dënimi nuk do të kryhet për dy vjet pasi te kete lindur. 
Sudani ka një popullsi me shumicë myslimane, e cila qeveriset nga ligji islam. 
Gjykatësi gjithashtu e ka dënuar dhe me para pas dënimit të saj për tradhti bashkëshortore - për shkak se martesa e saj me një njeri të krishterë nuk ishte e vlefshme sipas ligjit islamik. 
Më parë gjatë seancës dëgjimore, një klerik islamik foli me të për rreth 30 minuta, raporton AFP. 
Atëherë ajo i tha me qetësi gjyqtarit: "Unë jam një e krishterë dhe unë kurrë nuk mund te braktis."


 
    