Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familja e Angelina Jolie, lidhje me familjet shqiptare
English

Familja e Angelina Jolie, lidhje me familjet shqiptare

John Voight, Aktori amerikan, dhe babai i aktores Angelina Jolie, flet për bashkëpunimin e tij me aktorët shqiptarë, John dhe Jim Belushi. Angelina Jolie, e cila ka ecur pikërisht në gjurmët e të atit, rrëfen si dhe uron pavarësinë e Kosovës si shteti më i ri i Evropës.

Voight ka dhënë shumë për filmin botëror, një jetë të tërë, sidomos kinematografisë së viteve ‘70. Karriera e tij nis në mjuzikëllat e Broadway-t për të vazhduar në vitet ’60-të me serialet televizive, për të kaluar më pas me filmat e ekranit të madh dhe me rolet prej protagonisti.

Fituesi i çmimit “Oskar” në vitin 1978 si aktori më i mirë për filmin “Duke u kthyer në shtëpi”, por edhe i çmimit “Golden Globe” e “Palma e Artë” në po të njëjtën kategori, rrëfen për “Presheva Jonë” bashkëpunimet e tij me aktorët shqiptarë.

“Unë kam pasur fatin të njihem, por edhe të interpretoj me aktorë shqiptarë, me të cilët kam aktruar në filmin e Tom Cruis ‘Mission impossible’ të vitit 1996. Jam i mendimit se shqiptarët janë aktorë të shkëlqyer. Mjafton që të përmend emrin e aktorit të ndjerë, të madhit John Belushi, i cili u nda nga ne kolegët dhe ju shqiptarët në marsin e vitit 1982, pastaj vëllain e tij James Belushin, i cili vazhdon të jetë një aktor i suksesshëm”, tregon Voight. “Sot Shqipëria e Kosova ka shumë Belusha të tjerë”.

Duket i thjeshtë në komunikim, duke e bërë bisedën më të ngrohtë e më interesante. Sigurisht që i njeh shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën, për shkak të aktorëve të njohur, kolegë të tij, James e John Belushi, por edhe për shkak të luftës së madhe të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.

“Unë i njoh shumë mirë shqiptarët. E kush nuk i njeh shqiptarët, kush nuk e di se ku ndodhet Kosova? E di mirë dhe e njoh luftën e shqiptarëve liridashës për ta parë Kosovën të pavarur… Kosova sot ka fituar statusin të cilin e ka merituar. Jam i gëzuar kur sot në Kosovë shqiptarët dhe mbarë qytetarët e saj jetojnë në paqe dhe liri. I përgëzoj ata dhe uroj nga zemra pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë”, thotë i qeshur ai duk më ofruar një foto të bijë së tij Angelina Jolie, e cila e kishte bërë kohë më parë në Prizren.

John Voight, ky aktor i suksesshëm në vitet ‘70, më pas do ta humbiste shkëlqimin e dikurshëm. I prezantuar në historinë e kinematografisë si një prej yjeve të para antikonformiste, u transformua më pas në një aktor pre e teprimeve të tij. Të duket sikur në historinë e kinemasë ka dy John Voight: i pari është një nga ata aktorët e rrallë, të bukure të talentuar të gjeneratës së re të viteve ’70 në Amerikë dhe i dyti, gati i panjohur pas një heshtjeje nisi të shfaqet sërish, edhe pse më rrallë në filmat e fillimviteve ’90. John Voight është më shumë i njohur për publikun shqiptar me filmin “Kampioni”.

Emri i tij i vërtetë është Jonathan Vincent. Ai ka lindur më 29 dhjetor 1938. Është aktor, regjisor dhe producent i kinematografisë amerikane. Në vitin 1973 lidh kurorë për herë të dytë me Marcheline Bertrand, me të cilën ka edhe dy fëmijë që do të ndjekin gjurmët e tij në botën e kinemasë: James Haven dhe Angelina Jolie. Për një periudhë të gjatë kohe, Voight nuk ka komunikuar me të bijën, Jolie, pasi ajo e fajësonte për tradhtitë jashtëmartesore dhe vuajtjet që i ka shkaktuar të ëmës. Presheva Jonë/

KOMENTE