Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Por përse duan ti fshihen trasparencës?
English

PD: Por përse duan ti fshihen trasparencës?

Deklaratë e deputetit Halimi pas vendimit të konferencës së kryetarëve në Kuvend

Në konferencën e kryetarëve u diskutua kërkesa e opozitës për hetimin e fenomenit të narkotrafikut në Shqipëri.


Kjo kërkesë u rrëzua nga mazhoranca, duke refuzuar që të hetohet mbi këtë fenomen që ka mbërthyer vendin dhe është duke u kthyer në një dukuri jashtëzakonisht shqetësuese për Shqipërinë‎, për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë europiane.


Ne kërkuam që të mos i mohohet qytetarëve e drejta e transparencës ndaj fenomenit të narkotrafikut që ka pushtuar sot tokën, detin dhe ka arritur kulmin e vetë, ka pushtuar ajrin siç u faktua edhe nga ngjarja e rëndë e Divjakës në datën 10 maj.


Por mazhoranca këmbëngul edhe sot të hetojë denoncuesit e avionëve të drogës dhe jo trafikun e drogës, duke kërkuar me ngulm të fshehë përgjegjësitë e qeverisë dhe lidhjet e saj me drogën.


Në kulmin e shqetësimit mbarëqytetar për narkotrafikun, mazhoranca, e tmerruar, kërkon të ndalojë hetimin parlamentar, trasparencën për qytetarët.


Ky është një zhvillim tronditës sepse provon shqetësimin opozitar se rrënjët e kartelit të narkotrafikut arrijnë deri tek kryeministri që ka urdhëruar sot refuzimin e trasparences dhe fshehjen e së vërtetës.


Droga kërcënon sot vendin, kërcënon fqinjët, kërcënon fëmijët tanë dhe të ardhmen tonë. Faktet flasin kundër mazhorancës e cila i ka dalë në krah krimit gjithë këto muaj, dhe do të jetë hetim parlamentar ai që do të bëjë trasparent fenomenin dhe tu tregojë qytetarëve të vërtetën në mënyrë që dhe ata të dinë se çfarë të besojnë.


Por përse duan ti fshihen trasparencës? Përse nuk bashkohen me ne për të hetuar këtë fenomen? Nëse nuk kanë frikë nga përgjegjësitë dhe nuk kanë frikë të fshehin diçka, përse nuk pranojne hetimin paralamentar?


Ne jemi të bindur se përfaqësojmë interesat e shumicës së qytetarëve që kërkon të shkulë nga rrënjët narkotrafikun në Shqipëri, kërkon të ndërtojë një vend ku karteli i drogës të luftohet dhe jo mbrohet nga qeveria, ndaj do t’i shkojmë deri në fund betejës për të bërë transparent gjithë fenomenin e narkotrafikut dhe lidhjet dhe rrënjet e tij kudoqofshin.

KOMENTE