English


10 kafshët më helmuese në botë

 
GRIFIN ALBANIA: Natyra: 10 kafshet me helmuese ne bote

Kandili i detit, kobra e vertete, akrepi jane keto disa nga kafshet me helmuese ne bote! Por nga klasifikimi i meposhtem i dhjete kafsheve te tilla, do te cuditeni kur mes tyre do te njiheni edhe me ato qe nuk u kishte shkuar ne mendje se do te ishin vdekjeprurese per njeriun! Ja se nga cilat kafshe duhet te beni kujdes.
10. Peshku top
Balloonfish kafshet me helmuese ne bote (2) kafshet me helmuese ne bote (3)
Keto kafshe jane shume te ndryshme nga ato te pyllit te Amazones. Le ta fillojme nga peshku top, qe me siguri ju deri me tani e keni konsideruar si te parrezikshem. Ky peshk, ne te vertete, eshte shume helmues, perderisa eshte perfshire ne kete liste. Si ky peshk, ka 185 lloje, si te ujerave te embla ashtu edhe te atyre te kripura. Zakonisht peshku top jeton ne ujerat e Meksikes, te Filipineve, te Japonise dhe te Kines.
9. Bretkosa me shigjete helmuese
Ekzemplaret e koleksionit blu jane pa dyshim me toksiket: ngjyrat e shndritshme perdoren per te larguar grabitqaret. Behet fjale per amfibe qe jetojne nga 3 deri ne 15 vjet, ndersa madhesia e tyre arrin deri ne 2.5 centimetra. Keto bretkosa leshojne shigjeta helmuese, helmi i te cilave eshte vdekjeprures. Vetem nje ekzemplar mund te vrase plot 10 persona te rritur!
8. Taipan
Ky eshte njeri prej gjarperinjve me helmues ne bote. Behet fjale per nje gjarper te madh dhe te shpejte australian, qe ushqehet kryesisht me brejtes si minj. Helmi i tij eshte 7 here me i fuqishem sesa ai i nje gjarpri me zile dhe 50 here me shume sesa ai i nje kobre te zakonshme.
7. Peshku gur
Pas gjarprit me helmues ne bote, ja edhe peshku me helmues ne bote: peshku gur! Behet fjale per nje peshk qe jeton ne ujerat e kripura, i perhapur kryesisht ne Detin e Kuq dhe ne Oqeanin Indian e Paqesor. Ky lloj peshku ka nje strukture shume te forte, luspa, koke dhe goje shume te madhe. Ai mund te arrije nje gjatesi mesatare prej 40 centimetrash. Helmi i peshkut gur eshte ne formen e qumeshtit dhe ai e perdor ate vetem per mbrojtje: nese dikush apo dicka prek kete peshk, ai e nxjerr helmin e tij nga pjeset si gjemba.
6. Merimanga braziliane
A e dini se merimanga braziliane apo merimanga me helmuese ne bote, eshte e njohur gjithashtu edhe si "merimanga viager". Me te drejte pyetet pse quhet keshtu? Sepse pickimi i saj, pervecse eshte i dhembshem dhe provokon nje paralize kardiorespiratore, te njeriu shkakton nje reagim te gjate dhe shume te dhembshem! Emri i saj specifik eshte phoneutria dhe behet fjale per nje aracnide te madhe amerikanojugore, e cila eshte vazhdimisht ne kerkim te prese se saj. Ajo fshihet vazhdimisht ne tufat e bananeve dhe per kete motiv, shpeshhere vjen aksidentalisht edhe ne Europe!
5. Akrepi i verdhe izraelit
Akrepi i verdhe izraelit eshte lloji me helmues i akrepave ne te gjithe boten. Helmi i tij eshte nje "koktej" neurotoksinash shume toksike, edhe pse pickimi i tij, pervecse te femijet, nuk eshte vdekjeprures. Ky ekzemplar eshte perhapur ne shkretetirat e Afrikes se Veriut dhe ne Lindjen e Mesme.
Kermilli ne forme konike
Eshte shume e vertete se pamja genjen! Ky kermill, ne pamje te pare si i pafajshem, eshte me i rrezikshmi ne bote! Helmi i tij mund te shkaktoje dhembje, inflamacione, madje edhe probleme me shikimin, frymemarrjen dhe paraliza muskulore. Deri me tani, nuk eshte zhvilluar asnje antidot, keshtu qe nese hasni nje te tille, atehere qendroni sa me larg! Por, gjithsesi, qetesohuni, kjo kafshe jeton vetem ne ambiente me uje te kripur dhe te nxehte.
3. Oktapodi me unazat blu
Oktapodi me unazat blu, i cili i perket llojit te Hapalochlaena, eshte i madh rreth 5 centimetra, dhe tentakulat e tij arrijne deri ne 7 centimetra. Por, pavaresisht kesaj, helmi i tij eshte vdekjeprures per njeriun. Kjo kafshe sulmon vetem kur bezdiset. Gjendrat e tij te peshtymes jane te afta te prodhojne nje toksine shume helmuese: tetrodotoxina eshte nje helm qe mund te vrase, duke shkaktuar paraliza te muskujve.
2. Kobra e vertete
Vetem me nje levizje, eshte ne gjendje qe te vrase nje elefant indian te rritur. Gjendet ne Indi, Kine, Malajzi dhe ne Filipine. Gjarpri me helmues ne bote, kobra e vertete, eshte ne gjendje qe te mbijetoje edhe ne lartesite mbi 2000 metra. Ai njihet fale dy shkalleve ne anen e pasme te kokes, ndersa lekura e ketij gjarpri eshte ne ngjyre verdhegjelber dhe kafe te murrme.
1. Kandili i detit i Australise
Me ne fund, arritem ne llojin me te rrezikshem te klasifikimit tone: Eshte nje lloj kandili deti! I njohur ndryshe edhe si grereza e detit, eshte nje notar i zoti dhe nje nga kafshet me helmuese ne te gjithe boten. Ai gjendet ne detin e Australise veriore dhe Azise juglindore, ndersa ushqimi i tij i preferuar jane peshqit e vegjel. Tentakulat e ketij kandili mund te arrijne deri ne 3 metra! Mes tyre gjenden miliona qeliza helmuese, qe pergjithesisht kane aq shume helm sa mund te vrasin 60 persona ne me pak se 30 minuta.

KOMENTE