Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Financim nga qeveria për 10 paketa të shërbimit spitalor
English

Financim nga qeveria për 10 paketa të shërbimit spitalor

Deklaratë e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave:

Në mbledhjen e qeverisë, u miratua midis të tjerash edhe një vendim, i cili praktikisht fillon financimin e paketave të shërbimeve të kujdesit spitalor në Shqipëri. U miratuan 10 paketa, të cilat janë të mbledhura në 4 grupe. Kosto e këtyre shërbimeve do të financohet 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Janë 4 grupe në shërbimet e nefrologjisë, kardiologjisë, kardiokirurgjisë dhe të implantit koklear. Është një punë voluminoze, e realizuar në një kohë optimale, në bashkëpunim, midis Fondit dhe shërbimeve universitare spitalore. Ne bëhemi gati me miratimin e paketave dhe me ndryshimin e vendimit për financimin e spitaleve, të financojmë këto lloj shërbimesh, edhe në institucionet jopublike.

Jemi të vetëdijshëm që nevojat tona nuk plotësohen krejtësisht nga institucionet publike, prandaj për atë pjesë të nevojave që nuk plotësohet nga institucionet publike për këto paketa, do t’i plotësojmë edhe me institucionet jopublike.

Është mbajtje e angazhimeve që kemi marrë. Është një dëshmi e faktit që interesi ynë primar është përdorimi me efektivitet i parave publike, për përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Është një nismë që realizohet për herë të parë. Ne do të vijojmë edhe me paketa të tjera.

Vendimi ngarkon Fondin që brenda 30 ditësh të hartohen protokollet e këtyre paketave të shërbimeve, si dhe brenda 60 ditësh të krijohen regjistrat kombëtar të realizmit të këtyre shërbimeve.

Në përzgjedhjen e shërbimeve u morën parasysh kriteret; shëndetësor, social dhe ekonomik. Sigurisht, u pa edhe cili është raporti midis kostos dhe efektivitetit të shërbimit, si dhe disponueshmëria financiare e burimeve të Fondit gjatë këtij viti.

Gjithashtu u mor parasysh edhe cili është numri i përfituesve të secilës nga këto sëmundje në raport edhe me grupmoshat edhe me popullsinë.

Paketat me kostot përkatëse e bëjnë shumë më transparente, jo vetëm përdorimin e parave publike, por edhe mënyrën se si Fondi do të kontraktojë ofruesit e shërbimit, duke synuar që të kemi një pagues të vetëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Regjistrat do të mbahen në Fond dhe do të administrohen në bashkëpunim me shërbimet universitare spitalore.

Shërbimet që përfshihen me paketat e miratuara sot janë: dializa; transplanti i veshkës bashkë me rastet e veçanta që quhet terapia e flakjes akute, pra kur organizmi pas transplantit nuk e pranon veshkën; implanti koklear në fëmijët me probleme dëgjimi. Gjithashtu, janë 6 paketa që lidhen me kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë, konkretisht: pacemaker definitiv; angiografia koronare; angioplastika koronare; interventet valvolare; interventet kongenitale dhe bypass koronar.

Faleminderit!

KOMENTE