Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama dhe Pacolli takim të veçantë me Kryeministrin e Kazakistanit. Sistem hekurudhor modern
English

Rama dhe Pacolli takim të veçantë me Kryeministrin e Kazakistanit. Sistem hekurudhor modern

Kryeministri Rama zhvilloi dje një takim të veçantë me Kryeministrin e Kazakistanit, zotin Karim Massimov, ku u diskutua kryesisht për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Pas takimit kokë më kokë mes dy homologëve, u zhvillua takimi i dy delegacioneve.

I shoqëruar në këtë takim nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, në prani edhe të Zëvendëskryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli, Kryeministri Rama theksoi gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar në fushën e turizmit, energjisë por dhe të infrastrukturës e transportit.

Një nga projektet e mëdha të diskutuara, edhe nga Zëvendëskryeministri i Shqipërisë dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, ishte mundësia e zhvillimit dhe investimit në një sistem hekurudhor modern, që mundëson lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor evropian dhe aziatik.

Kryeministri Massimov theksoi nevojën për të nënshkruar sa më shpejtë dy marrëveshje kryesore, në fushën e nxitjes së tregtisë dhe shmangies së taksimit të dyfishtë mes dy vendeve.

Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Europë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh.

Në fund të takimit u firmos edhe një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

KOMENTE