Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ceremonia në nder të vullnetarëve të biznesit të përfshirë në shkollat e rrjetit “Junior Achievement”
English

Ceremonia në nder të vullnetarëve të biznesit të përfshirë në shkollat e rrjetit “Junior Achievement”

Sot në ambientet e rezidencës qeveritare, Vila 31, u zhvillua ceremonia në nder të vullnetarëve të biznesit të përfshirë në shkollat e rrjetit “Junior Achievement”. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, z. Michael Granoff.

Në fjalën e saj, Ministrja Nikolla, duke falënderuar Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe vullnetarët e rrjetit “Junior Achievement” për punën dhe kontributin e tyre të përkushtuar në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve sipërmarrëse të nxënësve të shkollave, u shpreh se:

“Unë sot kam detyrën për të qënë ministre e Arsimit dhe Sportit, por jeni ju ata në fakt që keni vendosur që ne, Qeveria Shqiptare dhe MAS, t’a përfshijmë këtë model të rëndësishëm në një qasje të re edukimi për të gjithë fëmijët shqiptar. Sot unë kam një lajm të mirë për arsimin shqiptar dhe një ftesë të hapur për secilin prej jush. Ju ftoj që me të njëjtin pasion, me të njëjtin angazhim të jemi bashkë për të mundësuar që eksperienca të tilla të mund të bëhen pjesë e kurrikulës të arsimit tonë parauniversitar.

Eshtë prioritet i Qeverisë shqiptare që ne të investojmë tek fëmijët tanë që në moshë të hershme. Sepse është e vërtetë, siç e tha dhe z. Granoff, një dollar investim që në moshë të hershme përkthehet në njëqind dollar kur ata do të jenë pjesë e suksesit dhe e përshtatjes në tregun e punës. Nuk kam fjalë tjetër përveçse t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë dhe t’ju garantoj se do të jemi bashkë për t’a mundësuar këtë qasje të re jo vetëm në disa shkolla pilot por në të gjitha shkollat e Shqipërisë duke e bërë pjesë të institucionalizuar, pjesë të formimit të nxënësve dhe të formimit të të rinjve shqiptar”.

Vullnetarët e rrjetit “Junior Achievement” janë këshillues të nxënësve. Ata u përgjigjen pyetjeve konkrete të nxënësve, ndajnë me ta dije dhe praktika të mira nga industritë në të cilat punojnë, plotësojnë boshllëqe në të kuptuarit rreth biznesit duke konkretizuar procesin e të nxënit me shembuj nga tregu shqiptar dhe tregu ndërkombëtar, si dhe shkëmbejnë me nxënësit ide, duke inkurajuar të rinjtë të prodhojnë dhe të zhvillojnë ide interesante rreth biznesit dhe sipërmarrjes. Paralelisht, vullnetarët e biznesit i prezantojnë të rinjtë shqiptarë me modele të suksesshme biznesi, me standarte shumë të mira (të certifikuara ndërkombëtarisht) si dhe me procese e procedura etike dhe funksionale në biznes. Përmes këshillimit, vullnetarët orientojnë nxënësit drejt zgjedhjeve të mirë-informuara të karrierrës dhe nxisin të rinjtë të njihen me tregun, me kërkesat, nevojat dhe pritshmëritë e punëdhënësve rreth forcës punonjëse që do të rekrutojnë dhe punësojnë.

Rrjeti “Junior Achievement” është shtirë në 95 shkolla të mesme të vendit duke përfshirë 7,400 nxënës në rrjet, 113 mësues dhe 47 vullnetarë biznesi.

KOMENTE