English

Dritan Dajti zgjedh vetëgjyqësinë. Dajti zbulon arsyet që e detyruan t`i vinte flakën qelisë

Dritan Dajti zgjedh vetëgjyqësinë ndaj padrejtësisë së pretenduar nga situata e krijuar me relatorin e procesit gjyqësor Idriz Mulkurti. Menjëherë pasi e kanë transferuar nga burgu 302 tek burgu 313 Dajti ka tentuar që të djegë qelinë, duke i vënë flakën një batanijeje transmeton "Shekulli". Pavarësisht përmasave të mëdha të zjarrit dhe vështirësisë për hapjen e dyerve të hekurit të qelisë, është bërë i mundur shpëtimi i jetës së të pandehurit dhe të paraburgosurve të tjerë. I irrituar nga rrëzimi i të gjitha kërkesave në gjyq që nga pamundësia e shpalosjeve së provave, i pandehuri ka zgjedhur të ndërmarrë një gjest proteste. Në një letër dërguar medas Dajti zbulon arsyet që e detyruan t`i vinte flakën qelisë.

Ai e komenton këtë gjest të tijin si një shenjë proteste ndaj transferimeve të herë pas hershme dhe mbylljes në qelinë e izolimit në kat të parë. I pandehuri ia faturon gjithë këto lëvizje nga burgu 302 tek 313 vetë gjyqtarit Idriz Mulkurti, i cili, sipas Dajtit, po përdor çdo formë që të sekuestrojë provat që tregojnë vajzën e tij me kunatin e të pandehurit, Ergest Xhoxhi. Dajti falënderon policët që ndërhynë për ta shpëtuar, por thotë se ndjen keqardhje që ata po përdoren nga gjyqtari për t`i bastisur qelitë në kërkim të çdo lloj prove. Ndërsa garanton se nuk do të lejojë askënd që t`i mbyllë gojën, premton se në seancën e ardhshme gjyqësore do të sjellë sërish prova që faktojnë lidhjen e vajzës së gjyqtarit Mulkurtti me kunatin e tij. Madje i pandehuri është i gatshëm që çdo provë e tij t’i nënshtrohet ekspertizës, në rast dyshimesh apo akuzash për montazh.

Dritan Dajti: Më transferuan për gjyqtarin Mulkurti

“Unë Dritan Dajti, i paraburgosur në Burgun 313 ju bëj me dije se me datë 30.05.2014 më kanë transferuar nga burgu 302, edhe pse në burgun 302 nuk më kanë mbajtur më shumë se tre javë. Mendoj se arsyeja e transferimit tim ka qenë dhe është konflikti me gjyqtarin Idriz Mulkurti, që më gjykon mua. Mbrëmë rreth orës 11 të natës më është dashur që t’i vë flakën dhomës në shenjë proteste, sepse mua duan që të më mbajnë në izolim në katin e parë. Ju kam bërë me dije oficerëve të policisë të burgut 313 që unë kërkoj të trajtohem njësoj si të burgosurit e tjerë, që mbahen në këtë institucion.

Të jem i sinqertë nga ana e punonjësve të këtij burgu mbrëmjen e djeshme është bërë e pamundur për të shpëtuar jetën time dhe të të burgosurve të tjerë, sepse zjarri ishte i përmasave tepër të mëdha ku nga nxehtësia dyert prej hekuri nuk mund të hapeshin. Mendoj që mënyra që po ndjek gjyqtari Idriz Mulkurti për tu hakmarrë ndaj meje duke përdorur policinë e burgjeve që të më mbylli mua gojën ose për të më marrë mua provat që lidhin vajzën e tij me kunatin, gjatë kontrollove që më bëhen për transferimin tim nga njëri burg në tjetrin. Ju bëje me dije që asnjëra prej fotove që ka dalë kunati me vajzën e gjyqtarit nuk është montuar dhe jam i gatshëm që secila foto t’i nënshtrohet ekspertizës. Në seancën e ardhshme do kem prova të tjera që provojnë lidhjen e vajzës së Idriz Mulkurtit me Ergest Xhoxhin”.

KOMENTE