Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjosha, në shkollën e fëmijërisë “Hasan Prishtina”
English

Gjosha, në shkollën e fëmijërisë “Hasan Prishtina”

Ka qenë ndryshe nga të tjerët takimi i sotshëm që Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha, zhvilloi me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hasan Prishtina”.
Me shumë ndjesi, kujtime, madje edhe lot, Ministrja vizitoi këtë shkollë ku ka studiuar në fëmijërinë e saj, për 8 vite me radhë. Ministrja prezantoi ekspozitën informuese të MIE-s “Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian”, e cila prej disa javësh, po zhvendoset në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës.

Kjo ekspozitë, iniciative e Ministres, me qëllim informimin dhe gjithpërfshirjen e të rinjve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian do të dërgohet në vijim edhe në rrethe të ndryshme të vendit.

U prit nga mësuesja e klasës së parë Ibrine Shapku, e cila shoqëroi nxënësen e saj, gjatë gjithë vizitës në ambientet e shkollës “Hasan Prishtina”. Madje i besoi edhe një detyrë të veçantë, atë të shpërndarjes së certifikatave për nxënësit e klasës së parë të cilët vetëm pak ditë më parë kanë pasur festën e Abetares.

“Jam shumë e emocionuar që rikthehem në shkollën time të fëmijërisë, Kam shumë kujtime të bukura që nuk do t’i fshij kurrë nga kujtesa. Sot kthehem si Ministre e Integrimit për të cilin po flitet shumë sidomos ditët e fundit, por dua të theksoj se investimi në dije në shkollim është më i rëndësishmi, në këtë proces. Pa të nuk mund të kuptohet zhvillimi i një vendi. Prandaj për ju duhet të jetë parësor”, iu drejtua Ministrja e Integrimit Evropian, nxënësve të klasave të 9-ta, të cilëve u prezantoi edhe ekspozitën.

Duke u ndalur tek progres-raporti i publikuar dy ditë më parë dhe rekomandimi i Komisionit për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Ministrja e Integrimit Evropian, theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për vendin, ndonëse procesi i integrimit do të vazhdojë dhe përmban një sërë sfidash edhe më të mëdha për Shqipërinë.

“Për ne është e rëndësishme të shohim vendin tonë të zhvilluar, duke krijuar një shoqëri evropiane brenda Shqipërisë, sepse integrimi në BE nuk është një dhuratë. Kemi ende shumë rrugë për të bërë deri në destinacionin tonë final”, u shpreh Ministrja e Integrimit Evropian, në takimin me nxënësit.

KOMENTE