Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Kosovë. Shmangie e tatimit të dyfishtë
English

Shqipëri-Kosovë. Shmangie e tatimit të dyfishtë

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi me konsensus projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal.

Marrëveshja për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal ka një rol të rëndësishëm në kompleksin e faktorëve që garantojnë, favorizojnë dhe stimulojnë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare ndërkombëtare. Rëndësia e këtyre marrëveshjeve bëhet më e madhe në kushtet e rritjes së aktiviteteve të biznesit të shoqërive shumëkombëshe dhe të rritjes së vazhdueshme të lëvizjes së lirë ndërkombëtare të njerëzve, kapitaleve, mallrave e parave.

Marrëveshja krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë shqiptarë ose kosovarë, të cilët kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera që bien nën juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dyja shteteve. Relatori i këtij projektligji, Xhemal Qefalia u shpreh se nisma është në përputhje me Kushtetutën dhe kërkoi mbështetjen e anëtarëve të komisionit për ta miratuar me konsensus.

KOMENTE