English


Valentina Tufina truri i një rrjeti trafiku heroine nga vendet e Amerikës Latine

Një grua 50-vjeçare e quajtur Valentina Tufina, dyshohet të jetë truri i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian duke përdorur tranzit Shqipërinë.

E njohur me nofkën "Tezja", Valentina Tufina, ka udhëtuar në tre kontinente brenda muajit me qëllim trafikimin ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda. mësohet se në harkun kohor të më pak se një muaji, gruaja ka bërë të paktën shtatë udhëtime, në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

50-vjeçarja me profesion, inxhiniere kimiste, më datë 23 korrik 2013, ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të Sllovenisë. Kohëzgjatja e udhëtimit, 1 orë e 20 minuta. Po atë ditë, në fluturimin e saj tranzit, ka udhëtuar nga Lubjana, Slloveni në drejtim të Gjermanisë, ku është ndaluar në aeroportin e Mynihut.

Në datë 24 korrik 2013, Valentina Tufina ka udhëtuar nga Gjermani në drejtim të aeroportit Beijing, në Pekin të Kinës. Udhëtimi ka zgjatur 9 orë e 55 minuta. Ditën tjetër, në 25 korrik 2013, kimistja ka udhëtuar sërish nga aeroporti Beijing në Kinë, në drejtim të aeroportit Shangai Pudong, po të Kinës, udhëtimi ka zgjatur 2 orë e 10 minuta. Shangai Pudong, nuk ka qenë destinacioni final, pasi po atë ditë tranzit ka udhëtuar në drejtim të Melburnit në Australi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se Tufina, administronte sasinë dhe çmimet e kokainës duke u konsideruar si “arka e buxhetit” të rrjetit të trafikut të kokainës. E dyshuara është arrestuar në Kosovë, ku dhe kishte ngritur një laborator për përpunimin e kokainës dhe heroinës. /BalkanWeb/

KOMENTE