English

Gjirokastër. Armatim e municion buzë lumit Drino

Ndërkohë sot në orët e para të mëngjesit, nga forcat e policisë është gjetur një sasi e kunsiderueshme armatimi e municioni buzë lumit Drino dhe në lumin Drino, poshtë varrezave të reja të qytetit Gjrokastër. Armatimi i gjetur është i llojit të rëndë si Mitrolozë të rëndë, murtaja, granatëhedhës, granata, fishekë, predha murtaje, etj. Në vendngjarje 2 grupe hetimore po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore.

Armatimi i gjetur është si më poshtë vijon:

- 3 mortaja

- 2 mitrolozë të rëndë

- 16 arka me predha murtaje, ku u gjetën 160 copë predha murtaje

- 10 arka me predha granatëhedhësi, ku u gjetën 40 copë predha granathedhësi

- 1 arkë me granata dore, ku u gjetën 40 copë granata

- 2 arka me mina kundër këmbësorisë, gjithsej 19 copë

- 2 kuti me fishekë 12.7 për mitrolozë të rëndë

Materialet procedurale do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për krimet e Rënda.

Po gjatë ditës së sotme në përroin tek teleferiku në Lazarat, forcat e polciisë gjetën një tjetër arsenal armësh, ku u sekuestruan:

- 15 armë të ndryshme

- 19 granata

Edhe për këtë në vendngjarje grupet hetimore po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore dhe materialet do ti kalojnë prokurorisë.

KOMENTE