Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klajda Gjosha në komunikimin me median
English

Klajda Gjosha në komunikimin me median

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në komunikimin me median:

“Kam kënaqësinë të jem sërish sot, në një konferencë për shtyp para gjithë shqiptarëve, pas vendimit tepër të rëndësishëm, historik, që është marrë dje nga vendet anëtare për Shqipërinë për dhënien e statusit kandidat, si dhe për vazhdimësinë e procesit të integrimit me një sukses drejt kësaj rruge, që në fakt ka vite që ka nisur dhe po vazhdon me vendosmëri të plotë për ta çuar Shqipërinë edhe më përpara.

Do të doja të ndaja me ju momente shumë të rëndësishme dhe shumë emocionuese, në fakt gjatë gjithë ditës së djeshme, deri vonë në darkë, ku i gjithë kabineti qeveritar ka vazhduar të marrë mesazhet më të mira dhe komplimentet më të mira, duke filluar nga Kryeministri, tek unë si Ministre e Integrimit, Ministri i Jashtëm dhe deri tek i gjithë kabineti. Mesazhet më të mira nga vendet anëtare e miqtë tanë europianë, ku me të vërtetë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm është diskutuar dhe është folur me notat më të larta dhe më pozitive mbi arritjen dhe progresin që ka patur Qeveria shqiptare gjatë muajve të fundit dhe gjatë viteve të fundit.

Ndaj dhe unë dua të falenderoj edhe njëherë të gjithë vendet anëtare dhe Komisionin për këtë angazhim tejet të madh dhe këtë hap të madh që po i japin Shqipërisë për të vazhduar përpara në rrugën dhe në procesin e integrimit.

Megjithatë, sot është një ditë e re, një ditë shumë e rëndësishme dhe ne vijojmë me punën tonë të përditshme dhe madhore për procesin e integrimit dhe zhvillimin e vendit.

Kemi pasur vetëm para pak momentesh mbledhjen e qeverisë ku sërish janë diskutuar në detaje konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm. Janë diskutuar mes ministrash të gjithë angazhimet që do të ketë Qeveria shqiptare në muajt në vazhdim për hapjen e negociatave.

Ajo çka është më e rëndësishmja ose kryefjala, gjatë muajve në vijim, do të jenë dy reformat kryesore, ajo administrative territoriale dhe reforma në drejtësi, plotësimi i 5 prioriteteve kyçe, ende të mbetura për Shqipërinë. Ku, më lejoni t’u informoj se, ne po punojmë intensivisht edhe për ngritjen e grupeve të punës për t’i ndjekur me rigorozitet plotësimin e 5 prioriteteve. Shpresojmë që në një kohë rekord të kemi edhe përfundimin e tyre.

Do të vazhdojmë me një nga kërkesat që vijon të vijë nga KE dhe nga vendet anëtare siç është reduktimi në kohë i presioneve migruese në BE dhe ulja e kërkesave të azilkërkuesve. Unë këtu do të dëshiroja t’u vija në dijeni se vazhdon intensivisht një bashkëpunim shumë i thellë i Qeverisë shqiptare dhe i policisë shqiptare më të gjithë kufijtë e vendeve anëtare për të ulur numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria.

Do të vijojë angazhimi i vazhdueshëm i Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe në përafrimin e politikave të sigurisë me BE. E mbi të gjitha, gjatë gjithë këtij procesi është shumë i nevojshëm dialogu që Qeveria shqiptare dhe maxhoranca do të ketë me opozitën, pasi ky është një proces që nuk mund të jetë vetëm i njëanshëm, por i përket të gjithë shqiptarëve. Ndaj unë ftoj edhe njëherë opozitën që të jetë pjesë e të gjithë reformave që kanë të bëjnë me procesin e integrimit europian.

Duke i uruar edhe njëherë të gjithë shqiptarët për këtë arritje të madhe, do të dëshiroja që më të vërtetë t’u thoja të gjithëve sot dhe t’u siguroja se qeveria shqiptare nuk do të ndalojë asnjë ditë së punuari për procesin e integrimit. Ne shpresojmë që do të vazhdojmë me ritmet e duhura për hapjen e negociatave dhe për të çuar Shqipërinë deri në anëtarësim me të drejta të plota në BE.

Pas këtij vendimi a mund të kemi diçka për sa i përket përfitimeve ekonomike nga BE. Mund të kemi një pritshmëri dhe një shifër të fondeve që përfitohen nga BE?

Unë e kam përsëritur gjithmonë se statusi i vendit kandidat është një mesazh politik tepër i fuqishëm për vendet që tregon se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur drejt procesit të integrimit europian. Nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë ekonomike, pasi mund t’u them se deri në këto momente si në vitet e shkuara edhe sot, Shqipëria vazhdon të marrë dhe të përfitojë fondet e paraaderimit të dhëna nga BE dhe do të vazhdojë t’i përfitojë ato. Shifrat janë në lëvizje. Kuptohet që edhe BE ndodhet në një moment krize, pra ne nuk mund të presim një rritje të mirëfilltë të fondeve. Por ajo çka do të thotë për ne statusi i vendit kandidat është një mesazh i mirë që u jepet edhe vendeve anëtare për besueshmërinë që po krijon çdo ditë Shqipëria dhe Qeveria shqiptare për të sjellë sa më shumë investime të huaja, të cilat ne shpresojmë jo vetëm do të zhvillojnë vendin, por do të rrisin edhe vendet e punës për qytetarët shqiptarë.

A keni parashikuar një afat kohor se sa na ndajnë nga hapja e negociatave?

Asnjëherë nuk mund të vendosim data në proces. Është procesi më i vështirë dhe më kompleks që mund të ekzistojë ndonjëherë. Etapat që ne na presin janë edhe më të vështira se sa ato që kemi kaluar për marrjen e statusit. E rëndësishme është që Shqipëria të vijojë me ndërmarrjen e të gjithë reformave kryesore që i nevojiten zhvillimit të vendit.

Ju faleminderit!

KOMENTE