Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vijon operacionin në fshatin Lazarat
English

Vijon operacionin në fshatin Lazarat

Policia e Shtetit vijon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.


Gjatë kontrollove po përdoren dhe mjete të posaçme për gjetjen e sekuestrimin e armëve apo sendeve të tjera të kundërligjshme.


Krahas 2 arsenaleve më armë të gjetura sot, forcat e policisë kanë sekuestruar dhe sasi të tjera narkotikësh, armësh dhe municionesh, si dhe prova të tjera materiale, si:


- janë gjetur 3 litër vaj hashashi, 5 kg kanabis,


- 1 granatëhedhës


- 14 automatikë e pushkë


- 5 pistoleta


- 1 armë gjahu


- 1 armë teke gjermane


- 1 pistoletë shenjëdhënëse


- 1 armë e vjetër


- 14 granata dhe 11 ndezësa


- 2 kallëp tritol


- 50 kapsolla


- 5 targa automjetesh


- 4799 fishekë


- 5 krehëra fishekësh


- 100 ml fitil zjarrpërcjellës


- 1 maskë


- 1 pajisje për presim kanabisi


- 1 ventilator i fuqishëm për tharje kanabisi


Po ashtu sot është ushtruar kontroll në 73 ambiente të ndryshme dhe territore rreth tyre.


Në këto sasi nuk janë të përfshira armët dhe municioni i sekuestruar tek lumi Drino dhe tek përroi në Lazarat.

KOMENTE