Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Të vendosur për t’u shkëputur nga kjo histori turpi
English

Rama: Të vendosur për t’u shkëputur nga kjo histori turpi

Kryeministri Rama dhe Presidenti i KE Jose Manuel Barroso vizituan sot Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila është ngritur me kontribute të Komisionit Evropian, ku dhe u takuan me drejtues të saj, si dhe prokurorë e gjyqtarë, pjesë e kësaj strukture.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Komisionit Europian solli në vëmendje rëndësinë që ka për Bashkimin Europian sundimi i ligjit, ç’ka e dëshmon edhe kontributi në realizmin e këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe kyç për shoqërinë, Gjykata e Krimeve të Rënda. “Kjo ndihmë që ne kemi dhënë në fushën e sundimit të ligjit apo të shtetit të së drejtës, që në 15 vitet e fundit ka shkuar në 150 milionë euro asistencë financiare, është dëshmi e qartë e rëndësisë që ne i japim këtyre çështjeve”- tha Presidenti i Komisionit Europian, José Manuel Barroso. Në vijim, ai u shpreh se Gjykata e Krimeve të Rënda ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe korrupsionit të zyrtarëve në nivele të larta, përfshirë këtu edhe gjyqtarët. Gjithashtu, Presidenti Barroso theksoi se që Gjykata të jetë vërtetë efikase, duhet patjetër bashkëpunim i përforcuar i saj me agjencitë e zbatimit të ligjit, por po ashtu edhe me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.

Nga ana e tij, Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, siguroi se përvoja e deritanishme e këtij institucioni është një garanci për vijimin e mëtejshëm të rezultateve.

Ndërsa, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u shpreh se në vitet e fundit ka pasur disa përmirësime në sistemin e drejtësisë, por në disa drejtime situata është ende problematike.


Fjala e kryeministrit Rama mbajtur gjatë vizitës me Presidentin e KE Barroso, në Gjykatën e Krimeve të Rënda:

Zoti President i Komisionit!

I nderuar Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda,

I nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë,

Të nderuar prokurorë dhe gjyqtarë këtu të pranishëm,

Besoj që Bashkimi Europian, përmes Komisionit ka bërë në gjithë këto vite, shumë për vendin tonë dhe kontributet e drejtpërdrejta për ndërtimin e kapaciteteve dhe të institucioneve kanë qenë të shumta. Por, fakti që Presidenti Barroso ka zgjedhur të vizitojë pikërisht këtë institucion, të ndërtuar fizikisht me kontributet e KE, besoj është më shumë sesa simbolik dhe lidhet drejtpërdrejtë me sfidën e jashtëzakonshme që kemi të gjithë së bashku për të kaluar nga një fazë e një drejtësie primitive, në një fazë të re të një drejtësie europiane.

Për të kaluar në një fazë ku drejtësia sot është problemi më i madh me të cilin na identifikojnë miqtë dhe partnerët tanë europianë, në një fazë ku drejtësia të jetë një sfidë e fituar, falë së cilës ne të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.

E kam thënë edhe në raste te tjera. Po e përsëris dhe këtu para jush, që do të mbetet e paharrueshme për mua, ndër të tjera në takimin me Kancelaren Merkel edhe ajo pjesë e takimit ku Kancelarja më ka parë në sy dhe më ka thënë: Dakord, Shqipëria mund të jetë kështu siç thua ti, mundet që vërtetë ta fitojë statusin e vendit kandidat dhe ne me siguri do ta mbështesim Shqipërinë për ta marrë statusin e vendit kandidat, por dua të më shohësh në sy dhe të më thuash se vërtetë beson me drejtësinë që është sot në Shqipëri, Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian?

Sigurisht, që të gjithë bashkë ne që jemi këtu mikpritës të Presidentit të Komisionit e dimë që përgjigja është JO! Shqipëria me këtë gjendje të sistemit të drejtësisë, nuk mund të bëhet dot anëtare me të drejta të plota në Bashkimit Europian. E kjo është një sfidë e përbashkët përmes një reforme, asaj në drejtësi që duhet të adresojmë të gjithë së bashku. Ta adresojmë si një reformë që nuk është një reformë e koalicionit qeverisës, por është një reformë e shoqërisë. Nuk është një reformë e një pale, por është reformë e të gjithë aktorëve dhe faktorëve, pa të cilët sistemi nuk mund as të ndryshojë dhe as të funksionojë. Një reformë ku roli i drejtpërdrejtë i gjyqtarëve, i prokurorëve dhe i autoriteteve të pushtetit gjyqësor është absolutisht i patjetërsueshëm.

Një reformë për të evidentuar problemet dhe pastaj, për të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm, që të kalojmë në një fazë të re të jetës së sistemit të drejtësisë.

Unë jam i bindur, që kjo reformë është një sfidë që ne do ta fitojmë sëbashku, edhe falë mbështetjes së Bashkimit Europian, falë ekspertizës së Komisionit të Venecias, falë ekspertizës së misionit EURALIUS dhe falë të gjitha atyre pjesëve të tjera që pa asnjë dyshim do të plotësojnë mozaikun e kontributeve për këtë reformë, në një proces ku askush nuk do ta bëjë për ne, atë që ne na takon të bëjmë për Shqipërinë dhe gjeneratat e tjera: krijimin kushteve që drejtësia të japë drejtësi, që drejtësia të mos jetë një pazar, që kush ka para blen mallin që do dhe kush nuk ka para kthehet me gisht në gojë në shtëpi dhe që çekiçi i gjyqtarit të mos jetë një armë për të marrë jetë, në bashkëpunim me kriminelë, që falë atij çekiçi ridalin në rrugët e qyteteve tona dhe rivrasin njerëz, por të jetë instrument përmes të cilit, populli bën drejtësi dhe merr drejtësi.

Dua që t’i shpreh Presidentit, një falenderim të veçantë për zgjedhjen që bëri duke ardhur të vizitojë këtë institucion. S’ka dyshim që Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda përbëjnë edhe një arsye për të besuar se institucione funksionale të drejtësisë nuk janë utopi, por janë të mundura. Ashtu sikundër, jo pak prokurorë e gjykatës përbëjnë një bazë të mjaftueshme mbështetjeje, që reforma të bëhet realitet dhe që njerëzit e drejtësisë të mos identifikohen me horrat, që nën togën e zezë të gjyqtarit janë për këtë shoqëri edhe më të rrezikshëm se vetë kriminelët. Pasi përmes një mandati, që ua jep Kushtetuta dhe ligji, shkelin Kushtetutën e ligjin, për të lehtësuar rrugët e krimit dhe duke u bërë bashkëfajtorë në krim.

Ne do të fillojmë intensivisht punën për këtë reformë. Të gjithë do të jenë të ftuar të marrin pjesë për të dhënë kontributin e tyre. Padyshim, hapat duhet të jenë të shpejtë, duhet të jenë të vendosur dhe duhet të jenë të atillë, që të shkëputemi një herë e përgjithmonë nga kjo fazë e historisë së sistemit të drejtësisë, që është një turp i përbashkët.

Faleminderit!

KOMENTE