Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komision Shtetëror për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri
English

Komision Shtetëror për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri

Deklaratë e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave:

Siç e dini në 15 qershor, Kryeministri Edi Rama bëri publike ngjarjen e madhe të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në datën 21 shtator të vitit 2014. Një ngjarje, që është besoj lajm shumë i mirë, mesazh shumë i mirë dhe gjithëpërfshirës, jo vetëm për shqiptarët dhe Shqipërinë, por për gjithë rajonin.

Në këtë kontekst, në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për krijimin e Komisionit Shtetëror i cili do të merret me organizimin e punës dhe të gjithë aktiviteteve që do të bashkërendohen në kuadrin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në datën 21 shtator.

Ky Komision Shtetëror do të kryesohet nga Ministri i Kulturës dhe në përbërje të tij do të ketë anëtarët si vijon; Ministrin për Mirëqenien Sociale dhe Rininë; përfaqësues të kabinetit të institucionit të Presidentit; përfaqësues të kabinetit të Kryetarit të Kuvendit; përfaqësues të kabinetit të Kryeministrit; Prefektin e Tiranës; zëvendësministrin e Financave, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës; Drejtorin e Protokollit të Shtetit, Përfaqësues të komunitetit katolik, komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Ky komision do të organizojë dhe do të bashkërendojë të gjitha aktivitet e parashikuara dhe që do të bëhen publike më raporte të njëpasnjëshme të këtij Komisioni, pasi të përfshijë në mbledhjet e tij edhe përfaqësues të grupeve parlamentare, të organeve të tjera të qeverisjes qendrore dhe vendore apo të institucioneve të tjera pjesëmarrja e të cilave vlerësohet si shumë e rëndësishme për përmbushjen e misionit të marrë përsipër nga ky Komision Shtetëror.

Faleminderit!



Ministria si institucioni që duhet të kujdeset për monumentet e kulturës, përse nuk ka reaguar për betonin e ngritur në qytetin e vjetër Lissus, në Lezhë dhe a keni ndonjë politikë që duhet ndjekur për përkujdesjen ndaj këtyre monumenteve të kulturës?

Ministrja Kumbaro: Mund t’u jap informacionin e mëposhtëm. Në rast se do ta kishit bërë këtë pyetje drejtpërdrejtë pranë Ministrisë së Kulturës, mund të gjeni në protokollin tonë shkresat e dërguara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore në adresë të bashkisë së Lezhës. Gjithashtu të gjithë komunikimin që ka pasur drejtoria rajonale Shkodër-Lezhë me kryetarin e Bashkisë, me të cilin jemi në komunikim të plotë për sjelljen e një projekti në përputhje me rregullat e parashikuara nga ligji për trashëgiminë që do të aprovohet nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.



Që do të thotë se do të kujdeseni për largimin e atij betoni dhe rikthimin e asaj zone siç ka qenë?

Ministrja Kumbaro: Ky do të jetë vendimi i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve që do të mblidhet së shpejti.

KOMENTE