English

Arrestimet, ndalimet dhe procedimet gjatë 24 orëve të fundit

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 11.07.2014, u ndalua shtetasi Batjon Vladimir Zotaj, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, me vendim Nr. 617, datë 22.10.2013, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1

Më 11.07.2014, gjatë natës, në rrugën “Mustafa Lleshi” është vjedhur zyra e shtetasit K.D., vjeç 69, banues në Tiranë, ku kanë marrë 1 kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, gjatë natës, në fshatin Ibë kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.S., vjeç 39, ku kanë marrë mallra ushqimore dhe disa paketa cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, një, përmbarues privat, kallëzon se gjatë kohës së ekzekutimit të një vendimi penal, është kanosur për jetën me anë të telefonit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 19:00, te “Liqeni Aritfiicial”, është gjetur i mbytur një person i moshës 30-40 vjeç. Punohet për identifikimin e viktimës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 16, banues në Sauk, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në Sauk, te shkolla “Mustafa Qemal Ataturk”, ka vjedhur 3 dyer. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Gj., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Emin Duraku”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.B., vjeç 49, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti I.T., vjeç 56, banues në Krujë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetases filipinase F.G., vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë ka prishur qetësinë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit për shoqërim. Nenet 242 e 274 të Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, gjatë natës, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit D.Sh., vjeç 36, banuese në Tiranë, ku kanë marrë 15.000 lekë, 30 karta AMC dhe 30 paketa cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Eraldo Shyqyri Nevruzi, vjeç 21.06.121993, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21:20, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S.L., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21:10, ka fyer, kanosur dhe shqetësuar përpara banesës, shtetasen M.K., vjeç 49, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 11.07.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen, D.P., vjeç 18, banuese në Tianë, pasi dyshohet se babai M.P., vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 11.07.2014, shtetësia V.S., vjeç 34, banuese në Tiranë, kallëzon se rreth orës 20:40, në bulevardin “Gjergj Fishta“, në autobusin e Unazës, i kanë vjedhur portofolin me 5000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 11.07.2014, gjatë natës, në fshatin Shishtufinë, është vjedhur banesa e shtetases B.S., vjeç 24, ku kanë marrë 60.000 lekë, dhe 1 celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Me datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.Ç., vjeç 47, banues në Kashar, pasi dyshohet se rreth orës 21:00, te "Brryli", ka kanosur me thikë fëmijën e mitur K.K., 4 vjeç, banues në Tiranë. Nenet 84 e 279 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 11.07.2014, rreth orës 14.00, në rrugën “Azem Meshi”, është vjedhur banesa e shtetases Gj.K., vjeç 64, ku kanë marrë 440.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.Sh., vjeç 27, banues në fshatin Muçaj, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në Vorë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin I.P., vjeç 39, banues në Vorë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh.B., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në rrugën “Zografët”, për motive të dobëta, ka koditur me grusht shtetasin H.B., vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Në vijim të informacionit datë 29.06.2014, që bënë fjalë për vjedhjen e transformatorit në fshatin Bërzez, më datë 11.07.2014, rezultoi se autor janë shtetasit Jetmir Bashkim Dorzi, Sokol Hamit Jaçe, të arrestuar nga Komisariati i Policisë Berat dhe punohet për kapjen e shtetasit L.S., vjeç 28, 42 e 46, banues në Kombinat. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.A., vjeç 46, banues në fshatin Panaja, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në qytet nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.L., vjeç 45, banues në fshatin Shtodhër, pasi dyshohet se në fshatin Shtodhër, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.P., vjeç 57, banuese në fshatin Kryevidh, pasi dyshohet se në Kryevidh, pranë banesës ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.F., vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në Golem, nga kontrolli në mjetin tip “Audi”, ju gjet e bllokua një tabelë e policisë rrugore, pa autorizim dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për dhënien e dokumentave. Nenet 242 e 247 të Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.I., vjeç 43, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 23:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka goditur nga prapa mjetin “Fiat” të drejtuar nga shtetasi E.Ç., vjeç 45, banues në Itali, me leje drejtimi. Për pasojë është dëmtuar shtetasi E.Ç., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Besian Vladimir Pëllumbi, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 01:00, në rrugën “Myslim Shyri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nissan” me targë TR 2267 P. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.B., vjeç 50, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 06:40, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me motorin tip “Yanxiang “të drejtuar nga shtetasi A.Sh., vjeç 53, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 12.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.Gj., vjeç 22, banues në Bathore, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 11.07.2014, rreth orës 18:30, në Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësoren H.L., vjeç 43, banuese në Kamzë, e cila pasi mori ndihmën mjekësore u largua në banesë. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT TIRANË

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 11.07.2014, rreth orës 11:40, u ekstradua nga Z.Q.K. Interpol Tirana për në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Eduarto (Blerim) Fatmir Hoxha, vjeç 47, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti date 27.01.2014, për veprën penale “Trafik droge". Neni 56 i K.P.Italian dhe nenet 73 e 80 të ligjit 309/90. Ju dorëzua për shoqërim oficerëve të eskortës Interpol Roma.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 15:00, nga Z.Q.K. Interpol Tirana, u ekstradua nga Hollanda dhe iu dorëzua D.P.Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Astrit Zeqo Sulejmani (Avdyli), vjeç. 39, banues në Shijak, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendim nr. 82, datë 31.07.1997, e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja”. Neni 78 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DURRËS

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.K., vjeç 59, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 10.07.2014, rreth orës 21:30, në afërsi të banesës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin A.M., vjeç 21, banues në Durrës, i cili pas mjekimit ndodhet në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M.K., vjeç 56, banues në fshatin Arapaj, pasi dyshohet se djali R.K., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin A.P., vjeç 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr.15, nga kontrolli në lokal ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri. Neni 197 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M.M. (V), vjeç 28, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr.13, në market, ka vjedhur 2 kuti kremi. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Jorgent Thoma Dhima, vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në lagjen Nr. 6, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki” me targë BM 90703. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 18:30, në lagjen nr.17, para banesës, shtetasit P.H., vjeç 47, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.B. (L.), vjeç 42, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish bashkëshorti N.L., vjeç 42, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D., vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 15:30, në lagjen Nr. 13, për motive të dobëta, i ka dëmtuar mallin në dyqanin ushqimor shtetasit A.H., vjeç 55, banues në Durrës. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 12.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Lorenc Shkëlqim Skura, vjeç 21, banues në Durrës, pasi dyshohet se në komisariat, për shkak të detyrës, ka goditur, kundërshtuar e fyer punonjësit e policisë rendit publik. Nenet 236, 237 e 239 të Kodit Penal.
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT DURRËS

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B., banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në P.K.K.Port ju bllokua mjeti tip “Iveko” i vjedhur në Itali, më datë 14.01.2013. Neni 141/a i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.V. dhe A.B., vjeç 32 e 24, banuese në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 11:10, në PKK, Port, në bashkëpunim, u kapën me mjetin tip “Landrover” që dyshohet të jetë i trafikuar. Mjeti u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT ELBASAN

Seksioni për narkotikët

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.T., vjeç 17, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në lagjen “Kongresi Elbasani”, nga kontrolli fizik ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 0.95 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.T., vjeç 41, banues në Elbasan, me detyrë inxhinier i hipotekës Elbasan, pasi dyshohet se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, ka ndryshuar numrin e pasurisë së shtetases Y.H., vjeç 51, banuese në Elbasan, duke ja tjetërsuar një personi tjetër. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Melser Zenel Jangulli, vjeç 25, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 03:50, në lagjen “5 Maj”, ka vjedhur zyrën e shtetases B.Sh., vjeç 29, banuese në Elbasan, ku ka marrë 1 kompjuter, 1 printer e 1 fotokopje. Rreth orës 02.00, në lagjen “Skënderbej”, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.B., vjeç 37. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 10:00, në lagjen “Skënderbej”, në banesë në gjendje depresioni është hedhur nga taraca e banesës shtetësia E.S., vjeç 26, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Igli Gazmir Hysa, vjeç 18, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në qytet u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi” me targë AA 233 IC. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 12.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulëzim Rexhep Gjocaj dhe punohet për kapjen e shtetasit A.N., vjeç 47 e 36, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 11.07.2014, rreth orës 20:00, në fshatin Vidhas, shtetasi A.N., duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AA 830 EN dhe pasagjer shtetasin Lulzim Gjocaj, ka dëmtuar murin e banesës së shtetasit Sh.F., vjeç 60, i cili ka lënë mjetin dhe është larguar, kurse shtetasi Lulzim Gjocaj pasi është shoqëruar në komisarit në gjendje të dehur, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë rendit. Nenet 236 /2 dhe 150 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.G., vjeç 39, banues në fshatin Rajcë, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes A.G., vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gramsh.

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.H., vjeç 53, banues në fshatin Kishtë, pasi dyshohet se në fshatin Kishtë ka pushtuar 5150 m2 tokë të shtetasit Q.H., vjeç 57, banues në këtë fshat. Neni 200 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KORÇË

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A.B. e A.S., vjeç 54 e 38, banues në Korçë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i kanë marrë 5000 euro shtetases V.D., vjeç 71, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.K., vjeç 53, banues në Korçë, përmbarues privat, pasi dyshohet se me anë të shpërdorimit të detyrës, për mos zbatim të një vendimi, i ka sjellë dëm ekonomik shtetases V.D., vjeç 71, banuese në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N.E., vjeç 46, banues në fshatin Rovë, pasi dyshohet se dyshohet të ketë falsifikuar lejen e drejtimit të mjetit. Neni 186 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 11.07.2014, rreth orës 07:20, në fshatin Vashtmi, në lumin Dunavec, duke peshkuar është mbytur shtetasi A.C., vjeç 64, banues në Vashtmi. Nga kryerja e veprimeve nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet i kaluan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Korçë, si ngjarje aksidentale.
Më datë 11.07.2014, u ndaluan shtetasit Mikel Etmond Mingo, Krenar Bedri Killo e Erjon Ferdinant Berberi, vjeç 20, 26 e 27, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 01.04.2014, në lagjet Nr. 17, 8 e 18, kanë vjedhur lokalet e shtetasve H.B., I.Q. e G.K., banues në Korçë. Nga puna e bërë janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të ndodhura më 23.10.2013, më datë 28.03.2014, më 08.01.2014 dhe më datë 19.01.2014. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, gjatë natës, në lagjen 4, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit I.R., vjeç 42, ku kanë marrë 120.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 17:00, në fshatin Pojan, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit E.Q., vjeç 50, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R.Xh., V.D. e A.B., vjeç 32, 28 e 33, banues fshatin Leminot, pasi dyshohen se rreth orës 22:00, në bashkëpunim, për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta, shtetasin E.S., vjeç 34, banues në Leminot. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 12.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kristo Agron Beqillari, vjeç 35, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se rreth orës 01:00, në rrugën Libonik -Korçë, në Vloçisht, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” me targë KO 5641 A, ka kundërshtuar punonjësit e qarkullimit rrugor. Nenet 291 e 236 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 11.07.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.F., vjeç 41, banues në Buçimas, pasi dyshohet se ish bashkëshorti J.Ç., vjeç 44, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh., vjeç 21, banues në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marre 3.5 kv elb, shtetasit G.Ll., vjeç 32, banuese në Pogradec. Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Enkel Ilmi Hoxhallari dhe punohet për kapjen e shtetasit S.L., vjeç 23 e 24, banues në Pogradec, pasi dyshohet se rreth orës 00:30, në lagjen Nr.2, kanë vjedhur magazinën e shtetasit G.Ç., ku kanë marrë 5 kostume polumbarësh dhe 30 litra raki. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Seksioni për krimet e rënda

Më datë 11.07.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Edvin Lutfi Hasani, vjeç 35, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 646, datë 06.04.2010, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT FIER

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 2 shtetasi, nga Lushnja, anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë, s’kanë bërë matje reale të tokave, duke falsifikuar dokumentet. Neni 186 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V.N., vjeç 28, banues në Lushnje, pasi dyshohet se më datë 10.07.2014, rreth orës 14:00, arkëtare në sportelin e nje agjencie i ka dhënë një kartëmonedhë 50 euro që dyshohet e falsifikuar, shtetasit J.K.. Neni 183 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.Sh., vjeç 35, banues në fshatin Seman, pasi dyshohet se më datë 10.07.2014, rreth orës 18:00, në këtë fshat për motive të dobëta, ka fyer shtetasen L.Sh., vjeç 68, banues në Seman. Neni 119 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Françesko Neim Sulejmani, vjeç 19, banues në fshatin Vadhizë, pasi dyshohet se rreth orës 03:00, në qytet u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Loncin” pa targë. Neni 291, i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 09:15, në fshatin Boçovë, ka rënë nga shkallët dhe ka gjetur vdekjen fëmija A.C., vjeç 2. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier.
Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 11.07.2014, gjatë natës, në fshatin Zhymë, është vjedhur banesa e shtetases K.Ll., vjeç 70, ku kanë marrë 12.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.D., vjeç 25, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në Krutje, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u ndalua me iniciativë shtetasit Edmond R., vjeç 45, banues në fshatin Babunjë, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A.R., vjeç 39. Neni 130/a i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT VLORË

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 10.07.2014, rreth orës 15:00, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F.T., vjeç 48, banues në Vlorë, me leje drejtimi, duke drejtuar motorin tip ‘’Niponia’’, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Vlorë për vlerësim.
Më datë 11.07.2014, shtetasi F.S., vjeç 63, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 09.07.2014, rreth orës 16:00, në banesë i kanë vjedhur 30.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, shtetësia V.T., vjeç 37, banuese në Himarë, kallëzon se më datë 10.07.2014, rreth orës 16:00, një person i ka vjedhur varësen e floririt. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 10:00, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përroi i Trubullt”, në 2 parcela pa pronar u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 130 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 11.07.2014, rreth orës 12:00, në fshatin Vrion, në magazinën e shtetasit P.Gj., vjeç 63, banues në fshatin Vrion, u gjetën dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 1 automatik model 56, 1 granatë dore pa ndezës dhe 2 kuti metalike me fishekë model 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.
Më datën 11.07.2014, gjatë natës, në fshatin Senicë, është vjedhur me thyerje kisha e ”Shën Dhimitrit”, ku kanë marrë 20.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Vlorë

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.T., vjeç 26, banues në fshatin Paftan, Berat, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në Qafë Botë, u deportua nga autoritetet greke, pasi kish kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.N., vjeç 23, banues në Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në Qafë Botë, u depërtua nga autoritetet greke, pasi kish kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT GJIROKASTËR

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve E.C. e O.Rr., vjeç 25 e 24, banues në Fier e Luftinjë Tepelenë, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori” kanë marrë me qera banesën e shtetasit V.B. dhe para dy ditësh janë larguar duke i vjedhur paisjet shtëpiake. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dervish Qamil Tafa, vjeç 53, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në banesë ka goditur me grusht bashkëshorten L.T., vjeç 44. Neni 130/a i Kodit Penal.
3. Më datë 11.07.2014, rreth orës 22:55, në fshatin Erind, u braktis nga drejtuesi mjeti tip “Renault” me targë AA 243 ED, ku nga kontrolli në mjet u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 24 thasë me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 11.07.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Xh.K., vjeç 17, banues në fshatin Salari, pasi më datë 17.05.2011, në qytet, dyshohet se ka vjedhur lokalin e shtetasit A.N., vjeç 37, banues në Tepelenë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u ndalua shtetasi Proletar Izet Kërçani, vjeç 41, banues në fshatin Salari, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Xh.K., i ndaluar për një tjetër vepër penale, më datë 25.12.2013, në fshatin Salari, kanë djegur stallën e shtetasit E.B., vjeç 50. Nenet 151/2 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 12.07.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Fatos Ismail Tahiri, Ismail Selim Tahiri dhe punohet për kapjen e shtetasve E.D. e E.K., vjeç 30 e 61, 24 e 34, banues në fshatin Mbyet, Fier e Memaliaj, pasi dyshohen se më datë 11.07.2014, në fshatin Mirinë, në stallën e bagëtive të shtetasit Xh.M., vjeç 22, në bashkëpunim, kanë vjedhur 3 lopë. Me cilësinë e provës materiale në banesën e Fatosit Tahiri dhe Ismail Tahiri u bllokuan 2 lopë. Nenet 134/2 e 287/b të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 11.07.2014, u ndalua shtetësia Kostandine Foto Poçi, vjeç 52, banuese në Përmet, pasi dyshohet se më datë 05.07.2014, rreth orës 11:30, në lagjen “Bajame”, ka vjedhur 120.000 lekë, në banesën e shtetases L.M., vjeç 24. Neni 134 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT SHKODËR

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.H., vjeç 35, banues në Koplik, pasi dyshohet se në Velipojë, në lokal u kap duke tregtuar asortimente ushqimore pa kuponin tatimor. Neni 180 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër



Më datë 10.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.H., vjeç 35, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se rreth orës 01:30, në Velipojë, në diskon “Mohito”, lejonte muzikë me tone të larta. Neni 274 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.P., vjeç 29, banues në fshatin Malkolaj, pasi dyshohet se në fshatin Malkolaj, në lokal ushtronte aktivitet të lojërave të fatit pa licencë. Me cilësinë e provës material u bllokuan 7 pajisje elektronike. Neni 197 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 17:15, në spital ka vdekur shtetësia M.M., vjeç 76, banuese në Shkodër, e cila ishte shtruar për vetëhelmim me fotoksinë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.
Më datë 12.07.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit M.M., vjeç 60, banues në fshatin Kir, pasi dyshohet se më datë 11.07.2014, rreth orës 18:00, në Kir, për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar në ajër, shtetasin P.B., vjeç 20, banues në fshatin Shtoi i Ri. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.





DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT LEZHË

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.C., vjeç 24, banues në Pukë, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në Laç u kap me mjetin trajler tip “Scania” duke transportuar materiale inerte pa dokumente. Neni 180 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 11.07.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Elis Pëllumb Marticanaj, vjeç 24, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2014, në lokalin ku punonte si kamerier i ka vjedhur 49000 lekë pronarit, shtetasit L.T.. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.L., vjeç 56, banues në Velipojë, Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Torovicë, ka pushtuar 4706 m2 tokë të shtetasit N.N., vjeç 28, banues në fshatin Balldre. Neni 200 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.H., vjeç 26, banues në Lezhë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit u ka marrë 20.000 lekë, shtetasve L.K. e A.N., vjeç 38 e 39, banues në Shenkoll. Neni 143 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mirditë

1. Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Albaro Gjon Picaku, vjeç 25, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, në rrugën Rrëshen -Tarazh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Peugeot” me targë AA 470 EM. Neni 291 i Kodit Penal.


DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBËR

Komisariati i Policisë Dibër

1. Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F.K., vjeç 29, banuese në fshatin Muhurr, pasi dyshohet se para 1 muaji është larguar nga banesa duke braktisur 3 fëmijët e mitur 6 e 3 vjeç. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.P., vjeç 40, banues në fshatin Suç, pasi dyshohet se në fshatin Suç, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Liman Mustafa Cani, vjeç 50, banues në fshatin Dars, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në fshatin Cerujë, duke bërë shpërthime me lëndë plasëse në subjekt, i është aksidentuar punëtori, shtetasi E.B., vjeç 22, banues në fshatin Patin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 282 i Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT BERAT

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 11.07.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Jetmir Bashkim Dorezi, Sokol Ahmet Jaçe dhe punohet për kapjen e shtetasit Luan Dalip Salliu, vjeç 28, 42 e 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.07.2014, rreth orës 23:30, në fshatin Zhitom, te antena e nje kompanisë celulare, në bashkëpunim, kanë tentuar të vjedhin duke e shkatërruar transformatorin elektrik. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti tip “Fiat” me targë AA 501 IC, i marrë me qera nga shtetasi Sokol Jaçe. Nenet 134/2, 150, 25 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, rreth orës 14:30, në fshatin Velabisht, duke punuar në kopshtin pranë banesës , ka vdekur shtetasi A.O., vjeç 65. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Berat.
Më datë 11.07.2014, u ndalua shtetasi Romeo Sokol Dardha, vjeç 28, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës Parë Berat, me vendim nr. 21, datë 11.07.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Neni 283/2 i Kodit Penal.
Më datë 11.07.2014, gjatë natës, në fshatin Banaj, është vjedhur lokali i shtetasit F.Xh., vjeç 45, ku kanë marre 4 televizorë plazma, 6 steka me cigare dhe 2.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin J.S., vjeç 18, banues në fshatin Kozare, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në Kozare, duke drejtuar motorin tip “Lonçin “ pa targë nuk ju bind urdhërit të punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor për tu dhënë dokumentat. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 11.07.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.Ç., vjeç 38, banues në fshatin Zaloshnje, pasi dyshohet se më datë 10.07.2014, në fshatin Zaloshnje, për motive të dobëta, ka goditur me grusht dhe ka fyer shtetasen S.D., vjeç 11, banuese në Zaloshnje. Nenet 90/2 e 119/1 të Kodit Penal.

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KUKËS

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 11.07.2014 filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S., vjeç 22, banues në fshatin Pogaj, pasi dyshohet se rreth orës 19:40, në qytet, duke drejtuar fuoristradën tip “Mitsubish” me targë HS 09 86 A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë qarkullimit rrugor për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

KOMENTE