Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani refuzon të komentojë super grabitjen prej 600 milionë lekë
English

Fullani refuzon të komentojë super grabitjen prej 600 milionë lekë

Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka refuzuar të komentojë super grabitjen prej 600 milionë lekë në institucionin e drejtuar prej tij. Argumentimi i Fullanit është se, ai nuk mund të bëjë komente për një çështje që përbën sekret shtetëror, shkruan e përditshmja "Shekulli"

Rregullorja e brendshme e Bankës së Shqipërisë sanksionon hyrjen në magazinën ku ruhen paratë stok. Në rregullore parashikohet që vetëm të një grup prej pesë personash mund të hyjnë në magazinë. Në këtë mënyrë çdo veprim ka qenë i urdhëruar të kryhej në grup, pikërisht për të shmangur çdo abuzim.

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke thënë se, “nuk ka përgjegjës që do mund të shpëtojë”.

Braçe sulmon kështu Guvernatorin duke theksuar se gjithçka thuhet dhe në një rezolutë të Komisionit të Ekonomisë për veprimtarin e Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë prokuroria ka nisur verifikimet për transaksione të mundshme jashtë vendit që autorët e grabitjes, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia mund të kenë kryer.

“Po i lus të gjithë kritikët që të marrin mundimin të lexojnë rezolutën që Komisioni i Ekonomisë dhe Kuvendi më pas, votuan për Veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë. Bëjeni! Aty janë të gjitha. Aaaa po, nuk është shkruar kund në të që ‘Guvernatori nuk duhet të vrasë kënd’”, shkruan Braçe.

KOMENTE