Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kalimtarët përleshen me grabitësin. Mbyllet kufiri me Shqipërinë
English

Kalimtarët përleshen me grabitësin. Mbyllet kufiri me Shqipërinë

Një vjedhje që nuk përfundoi ashtu siç kishin planifikuar autorët, ka lënë sot një të vdekur dhe 4 të plagosur në qendër të Dibrës


Një argjendari në Dibër të Madhe është grabitur dje nga disa persona të armatosur dhe të maskuar.

Policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë.

Pronarët e argjendarisë kanë bërë rezistencë dhe nga përleshja me armë kanë mbetur disa të plagosur. Ndërsa dëshmitarët flasin dhe për një të vdekur mes grabitësve.

Njëri nga plagosurit është pronari i argjendarisë, Mexhit Erebara i cili ka tre plagë, ndërsa tjetri është taksisti Agron Cami, i cili rastësisht u gjet në vendin e ngjarjes raporton “Zhurnal”.

Dy të plagosurit tjerë janë shtetas shqiptar të cilët pas marrjes së ndihmës në spital, janë marrë nga policia.

Njëri nga grabitësit ka gjetur vdekjen, ndërsa njëri është plagosur. I plagosuri dhe trupi i të vdekurit janë marrë nga grabitësit e tjerë nga vendngjarja.

Mësohet se në vjedhjen e sotme kanë marrë pjesë 5 grabitës që kanë arritur të vjedhin rreth 18kg flori nga arteria “Erebara”.

Dyshohet se viktima është me origjinë nga Shqipëria, i cili ka qenë pjesë e grupit prej 6 të maskuarve që kanë hyrë në argjendarinë e vëllezërve Erebara në Dibër.

Ndërkohë, mediet maqedonase raportojnë se bëhet fjalë për dy argjendari, që cilat kanë qenë në shënjestër të grabitësve.

Kreu i komunës

“6 persona të maskuar kanë rrëmbyer një taksi, kanë ardhur në qendër të qytetit janë futur në dyqanet e argjendarisë të vëllezërve Erebara, kanë plaçkitur gjithçka ka pasur në ato dyqane dhe përsëri me gjuajtjen e armëve për të frikësuar masën, janë larguar. Një pronar është i plagosur, një tjetër që është qytetar i Dibrës edhe ai është i plagosur dhe që të dy janë dërguar me urgjencë për në Shkup. Në Dibër po mbizotëron një gjendje kaotike që fatkeqësisht në vendin e ngjarjes prej orës 11 e deri më tani nuk është komandanti i policisë, nuk është inspektori i krimeve, policia në Dibër nuk funksionon dhe nuk ka kuadër përkatës”, tha Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës Dibër.

Kalimtarët përleshen me grabitësin

Televizioni “Alsat-m”, raporton se personi që ka kryer vjedhjen është pikasur nga kalimtarët dhe njëkohësisht ka ndeshur rezistencën e pronarëve të argjendarisë. Personat e tjerë që mbështesnin grabitësin qëndronin jashtë. Pas zbulimit të skemës, kalimtarët e rastit i janë vërsulur grabitësit për ta neutralizuar, dhe në këtë përleshje, janë shkrepur edhe armët.
2139

KOMENTE