Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Universitetet publike dhe private do të kalohen në sitë. Një pjesë do të mbyllen
English

Universitetet publike dhe private do të kalohen në sitë. Një pjesë do të mbyllen

Më në fund duket se sistemi arsimor do të futet në rrugën e duhur edhe pse rruga do të jetë tepër e vështirë dhe e fortë.

Një pjesë e mirë e universiteteve private në vend do të mbyllen. Nga muaji dhjetor i këtij viti ata do të kalojnë në proces akreditimi, ndërkohë që në arsimin parauniversitar nuk do të ketë tekste alternative në shkolla. Mësuesit do të vlerësohen sipas meritës dhe jo bindjeve politike, ndërsa matura shtetërore do të forcohet edhe me shumë. Në analizën 300-ditore të punës së Ministrisë së Arsimit, Kryeminstri Edi Rama ka bërë një vlerësim të situatës së arsimit dhe sportit, ndërsa është shprehur se shkollat e mesme dhe të larta nuk do të jenë më industri e dëftesave dhe diplomave të pavlera. Ai vuri në dukje edhe rëndësinë e shkëputjes nga politika të arsimit në emërimet dhe vlerësimet e mësuesve.

“Në dhjetor, një nga agjencitë më prestigjioze do nisë procesin e akreditimin institucioneve të arsimit të lartë pa dallim shtetëror apo privat me standarde të BE-së, për t’i dhënë fund një historie kur të reja dhe të rinj të papunë të disponojnë një diplomë pa asnjë vlerë, për të cilat janë shkrirë paratë e prindërve. Renditja e universiteteve sipas cilësisë do ndihmojë prindërit të dinë se ku po investojnë dhe tregu të dijë ku ti drejtojë sytë. Universitete shtetëror dhe privat që do trajtohen njëlloj”, - theksoi Rama. Duke u ndalur tek reforma e Arsimit të Lartë, kryeministri Rama theksoi se në këtë mënyrë hidhen bazat e revolucionit në arsim, duke i dhënë fund situatës, në të cilën u gjend ky sistem në 20 vitet e fundit.

“Po drejtojmë brezin e ri drejt bashkimit, dhe po bëjnë një unifikim të kurrikulës me Kosovën. Kemi ndërhyrë në tekstet arsimore, pasi hoqëm 120 libra arsimorë që kishin gabime. Janë hedhur bazat e revolucionit në arsim Vlerësimi i mësuesve duhet të jetë në një standard. Kemi përgatitur një nga reformat më të rëndësishme për 20 vitet e ardhshme, për të lënë pas katrahurën e krijuar në 20 vitet e kaluara në këtë sistem. Synojmë të reflektohet një qasje e re mbi autonominë financiare dhe administrative të universiteteve. Do të mbyllen ato universitete që nuk do të arrijnë të konkurrojnë më. Do të jenë të gjitha universitete publike me financim shtetëror apo privat, dhe jo me ndarje universitete publike e private”, - u shpreh kryeministri Rama

Alterteksti

Sipas Ramës, shumë shpejt do të hiqet nga qarkullimi dhe alterteksti, i cili ka sjell vetëm kaos dhe rrëmujë në sistem parauniversitar në vend. “Kemi hyrë në të gjithë sistemin kanceroz të librave mësimorë. Një sistem kanceroz që ka kaluar me pasoja të tmerrshme në nivelin e arsimit të fëmijëve në gjithë sistemin parauniversitar. Janë hequr rreth 120 libra, me një vendim nga poshtëlart, në konsultim me gjithë mësuesit. Ndërkohë, revolucioni me tekstet do vazhdojë, pasi dhe altertekstit do t’i vijë fundi. Nga ana tjetër, ka qenë dhe mbetet objektiv i yni që shkolla mos të jetë vendi ku të provohet cilësia e mësimdhënës, por një hapësirë komunitare. Por ajo që mbetet është se këto 300 ditë mjaftuan që t’i jepet mesazhi i qartë se nuk i ndajmë njerëzit në tanët dhe të atyre, por ata janë një kapital njerëzor, të cilin do ta trajtojmë me një interes të madh, thjesht nga kontributi i gjithsecilit për shkollën. Por gjatë fjalës së tij, Kreu i Qeverisë nuk ka lënë mënjanë batutat në drejtim të gjetjeve nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit. “Në një raport fantastik të bërë nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit, lexova një doktoraturë në Infermieri, që besoj do të gajaste jo gjithë botën njerëzore, por edhe botën e kafshëve. “Roli i diplomacisë së vendeve të vogla në sigurinë rajonale” ose doktoratë tjetër në Infermieri “Vlerësimi i performancës në politikën e Shkodrës”. Megjithatë, kjo e dyta, duket shumë më korrekte në krahasim me të parën. Jam shumë kureshtar se ku i bën gjilpërat ky doktori i shkencave që ka doktoruar për sigurinë rajonale dhe nuk e di a e ka fjalën për Ballkanin apo për ndonjë rajon të trupit. Gjithsesi, sot jemi para një fakti, që Shqipëria jonë e vogël ka 20 institucione të arsimit të lartë për 1 milion banorë ose 8 herë më shumë se Britania e Madhe. Sa për të sjellë një shembull, se me herë mundim Gjermaninë, mundim Francën, mundim Amerikën, i mundim të gjithë se kemi arritur në shkallën që kemi doktorë infermierie që merren me sigurinë rajonale”, - tha Rama.

Në 2013-ën u hapën 30 për qind e universiteteve

Vetëm në 7-mujorin e parë të vitit 2013 janë hapur 30 për qind e institucioneve arsimore që operojnë në vend. Ky numër kaq i madh, në një kohë kaq të shkurtër, i analizuar nga Këshilli Britanik i Akreditimit, nxjerr në dritë mjaft probleme, me programet dhe cilësinë që kanë ofruar për studentët këto universitete. Drejtoresha e Agjencisë publike të akreditimit të IAL-ve, Dhurata Bozo duke evidentuar të dhënat e raportit 300 ditor të arsimit, u shpreh se ka pasur një hapje masive të universiteteve private. “Të dhënat në fillim të 300 ditëve flisnin për çdo gjë, vetëm për cilësinë jo. Fakti është se gjejmë në 59 institucionet e Arsimit të Lartë, me rreth 1500 programe të hapura në harkun kohor të pak viteve, me një raport programesh Master Shkencor, që kalojnë Masterin Profesional, i cili të nxjerr direkt në tregun e punës. Në harkun kohor të vetëm 2 viteve, institucionet jo publike mbajnë ¼ e të gjithë programeve. Nga statistikat shohim ritme galopante të hapjes së institucioneve të reja jopublike.

Rekordin në këto shifra e mban viti 2013, ku janë hapur 30 për qind e institucioneve dhe 33 për qind e programeve. Fakti është se 70 për qind e të gjitha programeve të studimit ose 750 programe, u akredituan brenda dy viteve të fundit dhe ? e të gjitha institucioneve u akredituan brenda 7-mujorit të parë të vitit 2013. Këto janë shifra, të cilat nuk flasin për cilësi dhe kjo ishte dhe arsyeja që në fund të shtatorit 2013, Ministria e Arsimit dhe Sportit mori vendimin për të pezulluar përkohësisht veprimtarinë e këtyre institucioneve. Janë kryer dy procese paralele. Së pari, në nëntor të vitit 2013, Këshilli Britanik i Akreditimit kreu një proces të vlerësimit të gjithë institucioneve, kundrejt standardeve evropiane, nëpërmjet të cilave supozohet të funksionojnë agjencitë e sigurimit të cilësisë. Gjetjet e tyre lidheshim me faktin se këto standarde, agjencia ekzistuese nuk i plotësonte dhe rekomandimet u përdorën me paanësi për shqyrtimin e procedurave, që agjencia ndërmori më pas. Së pari gjetëm se në 200 praktika të dy viteve të fundit, rreth 30 për qind e tyre ishin me shkelje të rënda, si në afate e proceduara, ashtu edhe në efekte financiare. Vetëm në vitin 2013 rreth 90 për qind e praktikave ishin me shkelje”- tha Bozo.

Nikolla: Jo më kurse private

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë prezantimit të 300 ditëve qeverisje të këtij institucioni ka theksuar se po ndërtohet një proces antikorrupsion në arsim. Nikolla ka paralajmëruar se do të kalojnë nën lupën e vëzhgimit të gjithë dhe nuk do të ketë më as kurse private, as diploma që blihen, as vende pune që shiten e blihen, dhe as institucione private që nuk janë në respektim të ligjit. “Kryefjala e kësaj sipërmarrjeje masive ka qenë dhe mbetet përmirësimi i jetës për 831.847 përfituesit e drejtpërdrejtë në sistemin arsimor shqiptar. Përfshihen këtu 81.448 fëmijë në kopshte, 606.540 nxënës dhe 38.119 mësues në sistemin arsimor parauniversitar; 176.171 studentë dhe 11.017 pedagogë në sistemin universitar shqiptar”, – u shpreh Nikolla.

KOMENTE